
TIRANË- Nesër, në orën 15:00 do të jepet vendimi nga Sekretariati i Etikës për masat që do të ndërmerren për deputetet e Partisë Demokratike në lidhje me dhunën që ndodhi dje në Kuvend. Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj 24 deputetëve të PD.
Masë disiplinore është kërkuar ndaj deputetëve: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Po ashtu edhe Policia e Tiranës, ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për 24 deputetë të opozitës, që dje u përfshinë në akte dhune në Kuvend. Në mesin e akuzave që janë ngritur nga policia janë disa, ajo e "goditjes për shkak të detyrës", "shkatërrimi i pronës" dhe "shkatërrimi i pronës me zjarr". Dy deputetët mbi të cilët rëndojnë akuzat më të rënda janë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka./ZËRI