Politikë

Kryemadhi: Më kanë ra' në qafë

Por, ajo shtoi se do të marrë pjesë në ccdo aksion opozitar që do të bëhet, për aq kohë sa ata janë të bashkuar.

k.m.
Kryemadhi: Më kanë ra' në qafë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se PL ka strukturën e saj dhe nuk do të përfshihet në aksionin që do ndërmarrin pas arrestimit të Ilir Metës. Por, ajo shtoi se do të marrë pjesë në çdo aksion opozitar të opozitës së bashkuar. Ajo vlerësoi edhe figurën politike të Ilir Metës, të cilin e cilësoi si një "gjeni politik". Por edhe vetë po reflekton, duke shtuar se me akuzat e ngritura ndaj saj "i kanë rënë në qafë".

“Ilir Meta është gjeni politik, nuk bën gabime politike, është tradhëtuar, ka të drejtë që nervozohet dhe bëhet agresiv. Partia e Lirisë ka strukturën e saj. Do të bëjnë një strategji të tyren. Nuk dua të përfshihem në aksionin e tyre opozitare. Nuk dua të krijoj ç'fokusime por në çdo aksion të opozitës së bashkuar do të përfshihem. Sali Berisha i arrestuar, Salianji i dënuar me një vit burg. Fatmir Mediu mbahet nën presion bam-bam-bam. Ilir Meta mbahej nën presion. Kontratën e ka firmosur Dritan Prifti. Ilir Meta e ka çuar në gjykatë, pra ka qenë kundër. Për çështjet e mia do iu informoj. I kam ruajtur dokumentacionet për çdo mesazh që është aty. Beteja ime është me opinionin publik, jo me sistemin e drejtësisë sot. Është shumë e thjeshtë dhe racionale. Sigurisht që do konsultohem me miqtë e mi brenda dhe jashtë. Por i kanë ra në qafë Monika Kryemadhit. Dhe ti biesh në qafë Monika Kryemadhit nuk është se është gjynah, por i kanë ra në qafë sepse e kanë bërë të mendojë thellë dhe mirë sesi kjo gjë do të shkojë në të ardhmen. Unë jam njeri që fal dhe kam pas harruar por kam qenë budallaqe. Tani do fal por nuk do të harroj”, tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB