Politikë

Kryemadhi tregon limitet: Familja është vija e kuqe, janë marrë me fëmijët e mi

Monika shtoi se ajo duhet të mendojë për familjën e saj, pasi për shkak të karrierës sës saj politike ata janë duke vuajtur.

k.m.
Kryemadhi tregon limitet: Familja është vija e kuqe, janë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë konferencës së saj për mediat akuzoi Lulzim Bashën se ka "fryrë"  çështjen e CEZ-DIA. Ajo tha se është kërcënuar për shkak të denoncimit të bërë për çështjen e inceneratorëve dhe si pasojë po i preket familja dhe fëmijët. Pikërisht këtu ka hequr edhe vijën e kuqe, duke lëshuar edhe një paralajmërim. 

“A kam ndihuar njerëz? Pafund, do vazhdoj të ndihmoj derisa të vdes. Jam lloji i njeriut. E kam këtë gjë, e kam bërë. Kam ndihmuar shumë njerëz me shkolla, spitale. Më është kthyer mbrapsht se kam 3 fëmijë të mrekullueshëm. Janë kthyer në Shqipëri. I them çdo bëni këtu, më thonë më mirë në Shqipëri, sesa pakistanezë të bardhë në një vend tjetër. Më pyet një punonjës ambasade, a je bërë pishman që ke bërë denoncimin si inceneratorëve, i thashë si politikane jo, si nënë, grua, vajzë, shoqe, po! Sepse fuqia monetare ishte e jashtëzakonshme. 100 mijë euro në ditë shkon. Se nuk janë vetëm plerat janë edhe shumë gjëra të tjera. I thonë 1 centurion të Cezarit që paguan kundër teje. 1000 njerëz që marrin 1000 euro në ditë kundër teje.

Normale ju duket që SPAK përmend emrin e fëmijës tim 16 vjeç. Sepse mamaja ime i ka vendosur që të paguajë për shkollim e vajzës. Jetoj me mamanë time që kur babai u sëmur. Për këtë i jam mirënjohëse Ilir Metës se më dha mundësi që t'i shërbeja babasë tim. Ka hapur babai im kartë studenti sepse në Angli nuk paguan dot cash. Nuk blen dot një kafe pa aplikacion. Kartat tona nuk janë në aplikacion që të blesh në Angli. Kështu që të duhet një kartë studenti që ka 0 para dhe mbushet nga llogaria ime. Do një javë që t'i shkojnë edhe ato para. E gjitha kjo është një farsë dhe një mënyrë për të intimiduar dhe për të bërë pis Monikën. I kam toleruar kur janë marrë me mua dhe Ilir Metën. Por kur poshtërsia kalon tek fëmija ata duhet t'i bëjnë llogaritë vetë! Mua nuk më mbetet gjë tjetër. Kjo ka filluar që në 2014 me çështjen e Tom Doshit. Dështoi çështja. U sajua CEZ DIA. Mua më informoi Endri Fuga për shkrimin tek BIRN. E ka bërë Lulzim Basha nëpërmjet një deputeteje. Ngritën alibinë e CEZDIA që atëherë. Mbasi kërcënonte gruaja e Kastriot Ismalajt Ilir Metën. Nuk jemi marrë as me fëmijët dhe as me familjarët e askujt. Mendojmë që politika ka disa rregulla, por kur i prish mos të thonë hajde gjejmë një zgjidhje. Familja është një vijë e kuqe. Unë e vlerësoj familjen dhe për të jam e gatshme që të bëj çdo gjë. Deri më sot kam menduar politikisht, por kur kalon moshën 50 vjeç bën një bilanc të jetës”, përfundoi Monika.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB