Politikë

Kryemadhi ngre dyshime mbi pasurinë e Blushit: Dikur i pastrehë, sot u bëre me 3 shtëpi

Kryemadhi ka hedhur dyshime sesi Blushi ka arritur të bëjë një pasuri të madhe në Tiranë, kur dikur ishte i pastrehë.

I.F
Kryemadhi ngre dyshime mbi pasurinë e Blushit: Dikur i pastrehë, sot u
Monika Kryemadhi dhe Tedi Blushi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Dekalog”, Kryemadhi ka hedhur dyshime sesi Blushi ka arritur të bëjë një pasuri të madhe në Tiranë, kur dikur ishte i pastrehë.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB