Politikë

PPE miratoi rezolutën e PD-së, Rama: Salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e kënetës

PPE ka miratuar një rezolutë ku ngre alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

I.F
PPE miratoi rezolutën e PD-së, Rama: Salla bosh e partive simotra
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Partisë Demokratike Partitë Popullore Evropiane. Rama përmes një postimi në rrjetin social “X” (Tëitter), shkruan se “partitë simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve”.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkruan Rama.

PPE ka miratuar një rezolutë ku ngre alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Raportet e përmendura kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda, duke përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votave, shkeljen e sekretit dhe lirisë së votës, dhe paragjykimin e medias./ZËRI

Poll

MOS HUMB