
TIRANË- Pas një ndërprjeje prej disa minutash, seanca e Kuvendit rinisi sërish me tensione dhe përplasje të forta.
Debatet u ndezën menjëherë pasi kryeparlamentari Niko Pelshi i dha fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar të merrnin fjalën.
Opozita këmbënguli se po u mohohej e drejta për diskutim, ndërsa nga ana tjetër Peleshi u bëri thirrje deputetëve të ulen dhe të lejojnë vijimin normal të seancës.
Pjesë nga debatet:
Niko Peleshi: Ju lutem, mos e prishni seancën. Dëgjoni fjalën e ministrit dhe merrni fjalën për procedurë. Keni skenar që të prishni seancën.
Deputetët e opozitës: Zbato rregulloren. Nuk i hiqet fjala opozitës.
Tensionet vijuan për disa minuta, çka detyroi kryetarin e Kuvendit të ndërpresë sërish seancën dhe të shpallë një orë pushim. Kjo ishte ndërprerja e tretë e seancës, pas dy ndërprerjeve të mëparshme, fillimisht për 5 minuta dhe më pas për 15 minuta, për shkak të tensioneve dhe përplasjeve mes palëve./ZËRI