Politikë

VD- Lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni: Ecim...

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në një subjekt privat, ku shihen disa persona duke çmontuar fasadën e xhamit të lokalit.

zh.ll
VD- Lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga
Pamje nga postimi i Ramës

TIRANË- Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vazhdon në të gjithë vendin me qëllim çlirimin e trotuareve zaptimet e paligjshme. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në një subjekt privat, ku shihen disa persona duke çmontuar fasadën e xhamit të lokalit. “Ecim”, shkruan Rama krahas videos, teksa vijon kështu me publikimin e aksionit, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet për bizneset që t'i lirojnë vetë hapësirat publike për të shmangur gjobat. 

Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB