Politikë

Lirohet nga detyra prefekti i Kukësit, Agron Geca, ja kush e zëvendëson

Në vend të tij është emëruar Dritan Baji.

F.I
Lirohet nga detyra prefekti i Kukësit, Agron Geca, ja kush e
Agron Geca

KUKËS-Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që të lirohet nga detyra, prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca. Në vend të tij është emëruar Dritan Baji. Ky vendim është marrë në Këshillin e Ministrave.

V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Geca mori detyrën si prefekt i Qarkut të Kukësit në dhjetor të vitit 2023, pas dorëheqjes së Granit Gjanës. Gjana u pezullua nga detyra nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me akuzën e abuzimit me tenderë publikë. 

Sipas SPAK, Granit Gjana gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryetar i bashkisë së Kukësit, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tenderë për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë. Shkeljet sipas prokurorisë së posaçme janë bërë në vitin 2023 gjatë kohës që Granit Gjana si zëvendës kryetar, ka qenë titullar i Autoritetit Kontraktor i bashkisë së Kukësit për këto tenderë./ZËRI

Poll

MOS HUMB