Politikë

Lufta kibernetike/ Rama në Konferencën e NATO-s: Jemi ndër më të mirët në infrastrukturën digjitale

Me fokusin në sigurinë kibernetike, Sekretari i Përgji thshëm i NATO-s, Mark Rutte përmes një videomesazhi tha se po punojnë më shumë kundër kërcënimeve kibernetike.

zh.ll
Lufta kibernetike/ Rama në Konferencën e NATO-s: Jemi ndër
edi rama ne konference

TIRANË- Shqipëria ka mirëpritur sot Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, në Tiranë. Me fokusin në sigurinë kibernetike, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte përmes një videomesazhi tha se po punojnë më shumë kundër kërcënimeve kibernetike. Më pas ishte kryeministri Edi Rama ai që mbajti fjalën në Konferencë, ku shprehu kënaqësin e mikpritjes së një ngjarje të till të rëndësishme, ku diskutohet mbi një fushë që ëshë ndër më jetësoret. 

“Është kënaqësi t’ju mikpres në Tiranë në këtë ngjarje të rëndësishme, ku diskutojmë mbi një fushë që tashmë është ndër më jetësoret për sigurinë e vendeve tona – hapësira kibernetike”, u shpreh Rama.

Rama tha se Shqipëria përballet me sulme kibernetike çdo tre minuta, por Tirana ka ditur si t'ju mbijetojë këtyre sulmeve. Lidhur me këtë, kryeministri u shpreh se Shqipëria është sot ndër vendet me mbrojtjen më të avancuar digjitale në NATO.

"Kemi ndërtuar një prej mureve mbrojtëse më të forta në hapësirën digjitale mes vendeve të NATO-s. Ne kemi investuar në digjitalizim për të shmangur korrupsionin dhe për të kursyer kohën e qytetarëve që dikur sorollateshin për një dokument", është shprehur Rama. 

Tiranë mirëpret sot dhe nesër Konferencën e NATO-s, ku marrin pjsë ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnerët e Aleancës. Policia e shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke bllokuar akset kryesore në kryeqytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB