
SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha se u prit në Selanik me protestë nga një grup personash që janë frymëzuar nga Vorio-Epiri. Rama tha se ata janë “fantazma” që jetojnë në të shkuarën dhe ndjen keqardhje për ta. Ai tha se termi Vorio-Epir ka vdekur dhe u përdorën për të shkaktuar pakënaqësi me Greqinë, por kjo nuk do të ndodhë.
"Diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka e parulla qesharake që frymëzuara nga i ashtuquajturi Vorio Epir, ata kanë bërë këto ditë në adresën time edhe kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje siç me shkakton keqardhje edhe çdo spazëm e kujto në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë mike. Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë e me vakt. Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që bashkë me Italinë dhe Turqinë përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme.
Për shqiptarët e Greqisë, ajo është shtëpia juaj ku jeni qytetarë të barabartë të Europës njësoj si grekët, pa asnjë dallim. Ku peripecitë e jashtëzakonshme tuaja për integrimin janë kujtime e histori, të trishta sa të duash, por edhe një histori krenarie e mishëruar në historinë heroike të ambicies të prindërve që erdhën këtu me fëmijët në krahë dhe luftuan për vendin tuaj në këtë tokë të Evropës", tha Rama. /ZËRI