Politikë

ME VIDEO/ Mandati i katërt i Ramës surprizon Merz, kancelari ‘hutohet’

Ndërsa, pas takimit, në një prononcim për mediat, kancelari tha se në këtë takim do të shtrëngojë duart me shumë liderë evropianë dhe se është i lumtur për këtë gjë.

F.m
ME VIDEO/ Mandati i katërt i Ramës surprizon Merz, kancelari
Kryeministri Edi Rama dhe kancelari Friedrich Merz

TIRANË- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 11 majit që i dhanë mandatin e katërt. Merz u duk i surprizuar në momentin që u prit nga Rama dhe i komentoi mandatin e katërt. Në një moment, ai duket se është ‘hutuar’ për rrugën që do të ndiqte më pas dhe merr orientimin nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ndërsa, pas takimit, në një prononcim për mediat, kancelari tha se në këtë takim do të shtrëngojë duart me shumë liderë evropianë dhe se është i lumtur për këtë gjë. Ai shtoi se synimi është është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,”- tha Merz.

Poll

MOS HUMB