
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt, gjë që sipas saj, ishte e papritur. Në fjalën që mbajti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Meloni tha se Shqipëria është Evropë po aq sa shtetet që janë pjesë e këtij unioni. Kryeministrja italiane shtoi se ajo që Evropa duhet të bëjë, është të shohë pasojat që ka shkaktuar agresioni rus dhe të mendojë se si mund ta luftojë atë.
"Si fillim, më lejoni t’ju falenderoj për këtë mikpritje, nuk dua të them të bukur, por që më ka bërë të ndiheshm shumë e re me atë videon që u shfaq që në momentin e parë. Dëshiroj sërish të uroj Edin për rizgjedhjen e tij si udhëheqës i Shqipërisë. Ishte e papritur. Europa mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për kombin shqiptar, por për të gjithë ne. Shqipëria është sigurisht Europë, ashtu si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar. Të gjitha ato shtete që janë në këtë tryezë janë po aq europiane sa ato që janë pjesë e BE. Ka vende që janë bërë pjesë e BE-së, ka vende që nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe sigurisht ka vende që po tentojnë të hyjnë në BE. Fakti që ne jemi këtu sot do të thotë që po ndërmarrim një hap përpara në këtë proces të ribashkimit të Europës, sepse nëse duam ta ribashkojmë Europën, nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor, sepse janë pjesë e saj, janë ura lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Sigurisht zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja, por jam i bindur që integrimi është vetëm për të mirën e sigurisë së Europës, duke marrë parasysh ç’po ndodh në kufijtë tanë. Pasojat që i ka shkaktuar rendit borëror, agresioni rus, vazhdon të sjellë efekte destabilizuese. Për këtë arsye ne do të zgjedhim të qëndrojmë krah ukrainasve dhe do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund menjëherë. Volodymyr, ti e di, ne e duam lirinë tuaj, njësoj siç e do dhe populli i Ukrainës. Ne e pamë dhe dje që ishit të gatshëm në negociata. Gjithashtu, jam dakort, jam shumë dakort me shumë prej gjërave që tha Edi në fjalimin e tij, por të flasësh për një Europë të bashkuar në këtë Europë të re, duhet të kujtojmë se cilat janë themelet tona dhe kush jemi ne, kjo është ajo që duhet të bëjmë,"- tha Meloni.