
TIRANË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian nga Tirana. Teksa foli për mediat, Osmani tha se BE u ka hapur dyert njerëzve që zhvillojnë takime me Presidentin rus, Vladimir Putin. Me këtë deklaratë, ajo iu referuar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ajo bëri thirrje që të vlerësohej puna e Kosovës.
"Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së,"- tha Osmani.