Politikë

Mes tensioneve për largimin ose jo të Berishës, Noka dhe Blushi dy orë "kokë më kokë" në selinë blu! Çfarë u diskutua?

Takimi "kokë më kokë" zgjati rreth 2 orë, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se aksioni opozitar që nis në shtator ka qenë në fokus të diskutimeve.

zh.ll
Mes tensioneve për largimin ose jo të Berishës, Noka dhe Blushi
Flamur Noka-Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë ditën e sotme në selinë blu. Takimi "kokë më kokë" zgjati rreth 2 orë, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se aksioni opozitar që nis në shtator ka qenë në fokus të diskutimeve. Bëhet fjalë për një aksion të përbashkët politik mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, ndërkohë që pritet reagimi i palëve për të mësuar cilat do të jenë lëvizjet konkrete.

Protestat kombëtare PD dhe PL kanë qenë gjithashtu një pikë tjetër diskutimi, pasi deri më tani protestat dhe revolatat në parlamentin e ri mendohet të jenë lëvizjet kryesore të kampit opozitar. 

Ditët e fundit, vorbulla mes opozitarëve po sillet rreth vendit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe se si do të përcaktojë drejtimin e saj politik në raport me Parlamentin e ri. Nga anëtarët aktualë vetëm 18 u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit, kurse të tjerët nuk dihet çfarë 'fati' do të kenë.


Ndërkohë edhe 9 muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar. Por edhe pse në mes janë shumë muaj, disa prej demokratëve të zgjedhur deputetë apo të tërhequr nga radhët e opozitës, kanë kërkuar largimin e Berishës dhe shprehur dëshirën për të zënë postin e kryetarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB