Politikë

Monika Kryemadhi: Vali Bizhga ma kërkoi ligjin për minierat, vilën e pashë, por nuk e mora. Meta nuk kishte dijeni!

Më pas deputetja sqaroi se ekziston një vilë që ajo e ka parë, e ka studiuar, por pa dijeninë e Metës dhe se kur e ka kuptuar Presidenti i Partisë së Lirisë, planet për vilën janë ndërprerë.

F.m
Monika Kryemadhi: Vali Bizhga ma kërkoi ligjin për minierat,
Deputetja Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi e ka konsideruar një mashtrim, një nga pikat e renditura në deklaratën zyrtare të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)., përmes të cilës ngrihej dyshimi se çifti Meta-Kryemadhi kishin ndikuar në ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Në këmbim, sipas SPAK, dyshja kanë përfituar përkohësisht një vilë. E pyetur nga gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla për këtë çështje, Kryemadhi tha se nuk është e vërtetë.

Më pas deputetja sqaroi se ekziston një vilë që ajo e ka parë, e ka studiuar, por pa dijeninë e Metës dhe se kur e ka kuptuar Presidenti i Partisë së Lirisë, planet për vilën janë ndërprerë.

Ndërsa, përsa i përket ligjit, Kryemadhi tha se do të bëhej një ligj për Unifikimin e Funksionimit të të gjithë galerive të minierave dhe në këmbim do të përfitonin statusin e minatorit, që sot e kësaj dite nuk ka kaluar ende në Kuvend.

Pyetjen e dytë të bërë po nga gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla, Kryemadhi e shmangu, duke u shprehur se nuk e kishte lexuar këtë pikë në deklaratën e SPAK. Bëhet fjalë për episodin që SPAK pretendon se Kryemadhi e Meta janë pajisur me karta krediti dhe kanë marrë përqindje nga një kompani pasi në kohën që Meta ka qenë kryetar Kuvendi kanë përdorur influencën duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “Unifi Comunications INC” dhe një kompanie private telefonike celulare. Por, Kryemadhi deklaroi se nuk e kishte lexuar këtë pjesë ku përmendet biznesmeni Adrian Shatku dhe se do të ndiqte hapat e mëtejshëm në Inspektorian e Lartë të Drejtësisë, pasi sipas saj, SPAK ka shkelur kodin e procedurës penale për nxjerrje të sekretit hetimor.

Pjesë nga konferenca:

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Zonja Kryemadhi dua të ndalem në dy pika të dosjes së SPAK. Në një nga episodet SPAK pretendon se ju dhe zoti Meta keni ndryshuar nje ligj në favor të një biznesmeni dhe si këmbim keni përfituar një vilë përkohësisht. Mund të na thoni se për cilin ligj bëhet fjalë?

Deputetja Monika Kryemadhi: Nuk është e vërtetë fare. Ky është një mashtrim ose e ka ngatërruar me vilën e Romana Vlahutinit SPAK-u këtë gjë se vilë aty ka qenë 450 mijë euro që e ka blerë Romana Vlahutin nja 1 milion e gjysmë. E para njëherë për vilën që përmendin ata, po unë kam dashur të marr një vilë pa dijeninë e Ilir Metës, e kam parë, kam shkuar e kam parë, të pandërtuar, e kam menduar sepse kisha shitur shtëpinë tek Blloku dhe do të shkoja të merrja një shtëpi tjetër, për shkak se tek Blloku nuk jetohej, nga zhurmat e të tjera gjëra. Edhe normal jeton kur je i ri 30 vjeç, por kur plakesh dhe s;ke nerva, kap pastaj hanxharin pë rata që bëjnë zhurmë. Shkuam, e kemi parë, ta bëjmë ashtu, ta bëjmë kështu, si mendoni, si të gjithë gratë. Dhe vërtet Ilir Meta nuk ka ditur asgjë. Do ta bëja unë, isha unë ajo që bëja komunikimin. Sepse do bëhej në shkëmbim me dyqanet në pallatin tim, siç është bërë sot shtëpia që kam tek Kodra e Diellit me dyqanet që administron sot apo me ambientet e zyrave që administron sot Syri.net. Dhe ambasadori grek i tha Metës që, do jemi komshi bashkë? Çfarë komshiu, i ka thënë ky. Çfarë shtëpie shkon merr ti pa më pyetur mua? Se kshu s’të pyeste, nuk të falte në këtë drejtim. Dhe nuk e kemi marrë. Dhe më pas kemi marrë shtëpinë tek Kodra e Diellit, ku jetojmë, që përsëri është marrë nëpërmjet shkëmbimit të ambienteve të sipërfaqeve të ndërtimit me shtëpinë ku ne jetojmë. Brenda rregullave dhe ligjeve të caktuara. Përsa i përket personit në fjalë që thonë, në telefon është edhe një mesazh i Vali Bizhgës, që bëhet fjalë për ligjin e Unifikimit të Ligjit të Galerive të minierave. Dhe nuk ka të bëjë fare me një projektligj që ka lidhje me biznesmenin në fjalë. Unë kam qenë anëtare e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese që kanë të bëjnë me telelkomunikacionin, me minierat, me energjin, me bujqësinë. Ka qenë Eduart Shalsi ministër. Dhe e gjitha kjo do të bëhej në këmbim për statusin e minatorit sepse Përparim Spahiu ka bërë dy propozime për statusin e minatorit. Dhe nëse do të bëhej një ligj për Unifikimin e Funksionimit të të gjithë galerive të minierave është një ligj që grupe të caktuara interesi kërkonin që të ishte e copëzuar, ndërkohë grupe të tjera kërkonin që çdo gjë të ishte e unifikuar në bazë të ligjit për të funksionuar, siç është ligji i mediave, jo njëra media ka liri të thotë çfarë të dojë dhe s’mban përgjegjësi, media tjetër, nëse thotë diçka, merre fute në burg. Ligji i mediave shërben njësoj për të gjithë, si për atë që thotë të vërtetën, si për atë që gënjen. Apo jo? Dhe është bërë Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, është kërkuar nga qeveria shqiptare, kas qenë biles Vali Bizhga që ka kërkuar që Komisioni të mblidhet dhe pasdite, edhe është mbledhur pasdite. Kemi takuar dhe të gjitha grupet e interesit, kemi takuar të gjitha shoqatat e minierave, të gjitha shoqatat dhe sindikatat e minatorëve, dhe neve sot e kësaj dite nuk e kemi të miratuar statusin e minatorit, besoj se e keni parë që…por ka një problem që ne nuk kemi memorie, as si institucion, as si politikë dhe as si media. Që të jemi të sinqertë sepse gjithmonë edhe mediat, vijnë gazetarët edhe ikin sepse nuk jetohet me rrogën e gazetarit, ne e dimë të gjithë shumë mirë, është shumë e vështirë sot. Aq më shumë për gazetarët e kronikë dhe të terrenit që e kanë shumë më të vështirë se sa çdo gazetar tjetër që është i studios. Kështu që kjo është historia e ligjit dhe nuk ka asnjë lloj ndikimi në këtë drejtim përsa i përket biznesmenit në fjalë. Sigurisht që biznesmenin në fjalë mund ta kenë thirrur, mund ta kenë intimiduar, kërcënuar, e të tjera gjëra, se nuk më bën çudi. Sepse mos harroni që këtu nuk është më çështje politike, këtu është dhe çështje biznesi dhe bandash. Sot të gjithë oligarkëve, ua liron dhe shtrëngon litarin SPAK-u. kë do e thërret, kë do s’e thërret. Kë do e thërret në 10:00 të mëngjesit që ta nxirrni ju nëpër kamera, kë do e thërret në tetë të darkës që mos ta shihni ju. Bandat, ju i dini shumë mirë, ca i njofton, po vijmë në shtëpi, ca të tjerë kap në 4 apo 5 të mëngjesit, me brekë nëpër këmbë. Ti sot, politikanët i ke të gjithë në hetim pasuror dhe të gjithë i ke deputetët e Opozitës, për t’i intimiduar, për t’i kërcënuar. Ke ndonjë deputet të PS-së ti për hetim pasuror. Më kanë thënë mua që na bëni një listë me deputetët e PS-së për të bërë hëtim pasuror. Po pse kjo është loja? T’ju sjellim ne? T’ju varim mëlçitë në qafë që të vendosni gjoba? Që të bëni spektakël me njerëzit. Kanë urrejtje për politikën? Po shumë mirë, kanë urrejtje për politikën, le të dalin tu bëjnë thirrje njerëzve, le të krijojnë partinë e prokurorëve, tu bëjnë thirrje njerëzve që të shkojnë të votojnë partinë e prokurorëve. Le t’i zgjedhin siç zgjodhën Di Pietron. Çfarë qenka kjo? Qenka kjo ti del e shpif, kush je ti, kush je ti që gënjen, ngre ti akuza në deklaratë ndërkohë që aty më shkruan, dyshohesh për hetim. Po si gënjen ti? Kur gënjen ti, sim und të pretendoj unë që nesër ti t’ja fusësh kot. Por normale o vëlla që do ja fusësh kot, se kur gënjen SPAK-u me deklaratë zyrtare, normal që dhe ti çfarë do bësh. Dhe kjo është. Kjo është e gjithë filozofia, është e ndërtuar filozofia, hajde t’i bëjmë pis të gjithë, të gjithë janë njëlloj, por kush ka paranë, mbyll gojën në Amerikë, mbyll gojën në Bruksel, mbyll gojën ambasadave, paguaj 5 media që dihen të gjitha se kush janë, mjafton të shikosh kush janë pronarët mbrapa mediave, sa leje ndërtimi kanë marrë në Tiranë, me miliona metra katrorë. I marrin nëpërmjet gruas, nëpërmjet vëllait, nëpërmjet tjetrit, tjetrit, po normal. Dhe nuk s’kam asnjë gjë të keqe unë, shumë mirë. Biznes është kjo. Por, morali i lajmit, kështu që kjo është.  

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Dhe pyetja e dytë, SPAK pretendon gjithashtu se ju dhe zoti Meta jeni pajisur me karta krediti dhe keni marrë përqindje nga një kompani pasi në kohën që zoti Meta ka qenë kryetar Kuvendi keni përdorur influencën duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “Unifi Comunications INC” dhe një kompanie private telefonike celulare. Ç’mund të na thoni për këtë pikë?

Deputetja Monika Kryemadhi: Të të bëj një pyetje, ti ku e ke lexuar këtë?

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Është në deklaratën zyrtare të SPAK.

Deputetja Monika Kryemadhi: Ku? Nuk ishte kjo.

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Po, është në deklaratën zyrtare.

Deputetja Monika Kryemadhi: Jo.

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Mund ta verifikojmë shumë lehtë.

Deputetja Monika Kryemadhi: Po verifikoje. Nuk ishte kjo, nëqoftëse është një deklaratë që ta ka çuar vetëm ty, në deklaratën që kam lëxuar unë, s’ishte. Po edhe këtë do ta sqarojmë mos ki merak. Se kam firmën e Edi Ramës dhe të gjithë ministrave të Edi Ramës. Do sqarohet edhe kjo, shumë qartë, edhe se sa janë humbjet e shtetit shqiptar për mosrealizimin e atij projekti. Po këto do të sqarohen në gjykatë, nuk kam pse sqarohen këtu. Mos u bëni merak se do vij me video-projektor. Do t’jua sqaroj të gjitha, më mirë se inceneratori, më qartë se inceneratori. Dhe le ta mbajë SPAK-u telefonin tim, të bëjë çfarë të dojë. Unë kam letrat, dokumentet, kështu që të gjitha ato, do të happen dhe do të zbardhen. Sepse kjo që thua ti, në këtë moment që thua ti, është shkelje e kodit të procedurës penale për nxjerrje të sekretit hetimor.

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Nëse mundem?

Deputetja Monika Kryemadhi: Tani a e ka nxjerrë Sotir Kllapi, a e ka nxjërrë Altin Dumani, a e ka nxjerrë Arben Kraja, a e ka nxjerrë Maks Beko, agjenti i policisë, çfarë është tek këto të BKH-së, këtë tani sapo ma thatë ju, shyqyr e kemi të regjistruar, do t’ia bëj Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që ta investigojë. Faleminderit shumë, pavarësisht se s’kam ndonjë shpresim dhe ndonjë besë të madhe shumë tek ata. Sepse kjo është një shkelje haptas e kodit të procedurës penale, neni 279. Këta që kanë kërcënuar të gjithë dëshmitarët, këta që ju kanë vajtur në 05:00 të mëngjesit njerëzve të Monika Kryemadhit dhe i kanë kërcënuar për sekret hetimor, këta shpërndajnë informacion nga dosja nëpër portale dhe gazetarë. Kjo është drejtësia e kastruar e Edi Ramës, kjo është drejtësia e vërtetë, kjo është Reforma në Drejtësi, reformë politikë, intimiduese edhe shfrytëzuese. Sepse ju shfrytëzon ju kundër nesh. Shfrytëzon opinionin publik kundër nesh. Dhe ne sigurisht që nuk e kuptojmë që armiku ynë nuk jeni ju, nuk është opinion publik, armiku ynë është Edi Rama, i cili, ata që s’i duhen më i flak, ata që i ka armiq dhe i ka frikë, i rrëmben politikisht, kështu që kjo është./ZËRI

Poll

MOS HUMB