Politikë

Miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025, opozita voton kundër

Buxheti 2025 ka një vlerë prej 8.2 miliardë euro dhe u miratua nen për nen me 75 vota pro nga Socialistët, të cilët rrëzuan të gjithë amendamentet e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

I.F
Miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025, opozita voton kundër
KUVENDI

TIRANË- Pas 9 orësh seancë plenare, miratohet Buxheti 2025! Buxheti është miratuar me 75 vota pro dhe 24 kundër nga opozita. Pas përfundimit të votimit, kryetarja Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi mbylljen e seancës. Buxheti 2025 ka një vlerë prej 8.2 miliardë euro dhe u miratua nen për nen me 75 vota pro nga Socialistët, të cilët rrëzuan të gjithë amendamentet e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Fillimisht u rrëzuan dy amendamentet e propozuara nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe amendamentet e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Në total ishin 34 amendamentet të propozuara nga deputetët e PS-së, LSI-së dhe PD-së. Por të gjitha kanë marrë kartonin e kuq nga maxhoranca.

Shpenzimet janë ndarë në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera. Sipas relacionit të projekt buxhetit rreth 1/3 nga shpenzimet do të shkojë për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.

Projekt buxheti u miratua më datë 19 nëntor, ku opozita dhe qytetarët zhvilluan një protestë që zgjati pothuajse një orë jashtë Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit. Protesta u thërrit nga kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ndërsa, seanca e sotme shënoi edhe rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pas 11 muajsh ishte pjesë e seancës plenare. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se 11 muaj më parë u tentua të varrosej demokracia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB