Politikë

Monika Kryemadhi voton me fëmijët dhe nënën: Ta shpëtojmë këtë demokraci të brishtë

Deputetja shoqërohej nga djali Besar Meta, dy vajzat dhe mamaja e saj Fatime Kryemadhi.

F.I
Monika Kryemadhi voton me fëmijët dhe nënën: Ta
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja Monika Kryemadhi, e cila nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, ka votuar. Deputetja shoqërohej nga djali Besar Meta, dy vajzat dhe mamaja e saj Fatime Kryemadhi. 

Monika Kryemadhi: E vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojmë të votojmë. Në radhë të parë, ju falënderoj juve gazetarëve, sepse jeni ju që do të përcillni informacionin te qytetarët. Në radhë të dytë dhe kryesorja, do të kisha dëshirë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë masivisht, që këtë ditë votimi, sot, ta kthejmë në një ditë historike. Bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë pasi në fund të ditës, diferenca është vrasja e demokracisë. Sot më shumë i takon Besar të flasë.

Ndërsa djali Kryemadhit u shpreh: Do kisha dëshirë t’i bëja thirrje të gjithë qytetarëve  të dalin dhe të votojnë sot masivisht në veçanti për të rinjt dhe të rejat, këtë ditë ditë votimi ta kthejmë në një ditë historike për Shqipërinë.

Kryemadhi ka shprehur hapur gjatë gjithë fushatës mbështetjen për ish-bashkëshortin Ilir Meta që ndodhet në qeli./ZËRI

Poll

MOS HUMB