Politikë

“Mos guxo të më flasësh mua”/ Debate te “Sterilizimi”, Beqaj nuk dëshmon, Vokshi: Të mos futet në sallë

Zëvendëskryetari Plarent Ndreca kërkoi që Beqaj të jap dëshminë e tij pasi ka 30 orë që pret, dhe duhet të lejohet të flasë.

I.F
“Mos guxo të më flasësh mua”/ Debate te
Albana Vokshi

TIRANË- Debatet nuk kanë fund në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë ku opozita dhe mzhoranca janë përplasur me njëra-tjetrën në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.

Sipas socialistëve, Beqaj duhet të dëshmojë në Komision sipas kushteve të tij, ku ky i fundit ka kërkuar të përdorë një PowerPoint si pjesë të dëshmisë së tij.

Zëvendëskryetari Plarent Ndreca kërkoi që Beqaj të jap dëshminë e tij pasi ka 30 orë që pret, dhe duhet të lejohet të flasë.

“Thërrisni zotin Beqaj të vijojmë me dëshminë. Është kërkesë proceduriale brenda rendit të ditës. U bënë 30 orë tashmë. Nëse keni kërkesë proceduriale hidheni në votim. Parlamenti i Shqipërisë funksionon me votë. Kërkesa ime është të bësh detyrën. Kërkesa e fundit, thërrisni zotin Beqaj, të flasë”, tha Ndreca.

Por kërkesa e tij u refuzua nga Albana Vokshi, e cila i dha urdhër Gardës të mos lejojë asnjë të futet në sallë.

“Të mos guxojë garda të lejojë njeri të futet në sallën e Komisionit”, tha Vokshi.

Po ashtu në një moment tjetër, teksa Vokshi dhe Ndreca po debatonin, socialisti Petro Koçi i thotë demokratit Petrit Vasili “mos guxo të më flasësh mua”, ndërsa opozitari ia kthen “as të kam folur ty”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB