TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha dha një deklaratë shokuese tek Komisioni i Ligjeve kur po raportonte buxhetin 2025. Ajo tha se është reduktuar numri i punonjësve të kualifikuar për të rritur efikasitetin e Presidencës.
“Në zërat 600 dhe 601, në zërin paga dhe Sigurime shoqërore, realizimi në këtë masë të buxhetit vjen për arsye të mos plotësimit të numrit të punonjësve sipas organikës së miratuar. I është kushtuar rëndësi, investimit të kapitalit njerëzor dhe reduktimit të personave të kualifikuar në Institucionin e Presidentit të Republikës për të rritur efikasitetin dhe cilësinë në ushtrimin e detyrave funksionale. Zërat për shërbime dhe materiale deri tani janë realizuar në masën deri në 52%”, tha Valbona Lusha.
Deklarat e saj duket e pazakontë në një kohë kur në çdo instuticion ka nevojë të punësohen punonjës të kualifikuar për të rritur efikasitetin, dhe jo të pushohen. /ZËRI