Politikë

"Kurrë s'do të arrijnë ta marrin pushtetin", Rama-studentëve: Kush shkatërron do të pagojë, do përndiqen nga hija e shtetit

Rama njoftoi se dëmet e shkaktuara gjatë protestave do të paguhen nga vetë ata që i shkaktojnë, ndërsa paralajmëroi se përgjegjës do të jenë edhe prindërit e nxënësve apo të miturve.

F.I
"Kurrë s'do të arrijnë ta marrin pushtetin",
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e gjimnazeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit, ku foli rreth protestës së studentëve, e cila sot shënon ditën e 8-të. Rama u ndal tek dëmet, ku njoftoi se dëmet e shkaktuara gjatë protestave do të paguhen nga vetë ata që i shkaktojnë, ndërsa paralajmëroi se përgjegjës do të jenë edhe prindërit e nxënësve apo të miturve.

Rama tha gjithashtu se përmes sulmeve po krijohet ideja sikur po digjet e gjithë Shqipëria, por në fakt sipas tij, sulmet janë të organizuara nga duar të stërvitura për këtë punë, vetëm në një perimetër të paracaktuar. Kreu i qeverisë theksoi se pushteti nuk do të bjerë me dhunë, duke e cilësuar situatën si një luftë hibride.

Edi Rama: Kush shkatërron duhet të paguajë. Kush shkul pllakat e trotuareve dhe kush detyron dhe imponohet bashkisë së qytetit që çfarë ka planifikuar për kopshte, shkolla dhe duhet ta çoje për riparime, duhet të përndiqet nga hija e shtetit që i vjen pas dhe i kërkon deri në fund dëmshpërblimin. Gjykata edhe pse në këndvështrimin tim ka lënë shumë për të dëshiruar, i ka konsideruar arrestet të ligjshme. Një numër jo i vogël ka qenë ndalime të miturish që gjykata ka dhënë vendim të mbikëqyrjes prindërore. Prindëri ka përgjegjësinë e vet. Por prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie, do paguajnë dëmet që bëjnë fëmijët e tyre. Kjo nuk është kështu, është i mitur dhe nuk mban përgjegjësi.

Interesa të lidhura me natyrisht paranë, me politikën, me pushtetin, në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në valë gurësh për të rrëzuar qeverinë me imponimin e dhunës, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, por që rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e qytetarëve. Krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë që ky është një sulm i organizuar në një perimetër të mirëpërcaktuar, që orkestrohet nga duar që janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me benzinë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo kuptohet dhe tani po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Europën. Është një luftë hibride që funksionon sepse bazohet te shqetësime reale, jo te fantazira. Sigurisht që janë reale shqetësimet për të nesërmen e sigurt në raport me strehimin dhe mundësitë për të patur më shumë.

Poll

MOS HUMB