TIRANË-Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve. Rama ka folur sërish për protestat e ditëve të fundit ku janë përfshirë studentë dhe gjimnazistë. Kreu i qeverisë ka marrë sërish një gur me vete në takim, ku u cilësoi si 'një armë' që mund të shkaktojë tragjedi. Sipas Ramës, guri përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar.
Edi Rama: Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese e pamohueshme. Por këtu flasim për ushtrimin e dhunës, kam marrë përsëri me vete gurë, dhe kur imagjinon peshën që merr kur gjuhen drejt trupave të policisë është armë që mund të shkaktojë tragjedi. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo shkollë