Politikë

Nga Brukseli, Berisha mbërrin në protestë: Zgjedhjet e 11 Majit njihen si farsë

Berisha u shpreh edhe një herë se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale.

F.I
Nga Brukseli, Berisha mbërrin në protestë: Zgjedhjet e 11 Majit
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bashkohet protestuesve te bulevardi "Zogu i Parë". Në fjalën e tij të shkurtër Berisha u shpreh edhe një herë se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale. Më tej shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka të ardhme. Sipas tij, qytetarët duhet të zhvillojnë një betejë për garantimin e votës së lirë.

Fjala e Sali Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, zgjedhjet e 11 Majit ishin botërisht të njohura si farsë elektorale dhe para se të zhvilloheshin. Si farsë elektorale ato i sanksiononte rezoluta e dhjetorit të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar.  Rezoluta e tetorit e Internacionales së Qendrës Demokratike. I sanksiononte rezoluta e nëntorit e Partisë Popullore Europiane. Dhe në mënyrë përfundimtare i groposte rezoluta e Valencias që u mbajt një javë para zgjedhjeve. Edi Rama nuk bëri gjë tjetër veçse dëshmoi se është një kriminel, një monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve dhe unë u garantoj se çdo ditë në këtë betejë, ne do arrijmë qëllimet tona. Kjo betejë kërkon angazhimin e të gjithë ne, të gjithë shiqptarëve, por u siguroj se kjo betejë do zhvillohet në çdo zyrë të rëndësishme, në çdo parlament, në çdo qeveri të vendeve të lira në Europë dhe në botë.
Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë, nga luftëtarët e votës së lirë. Ndaj dhe të vazhdojmë me përkushtim. Edi Rama nuk ka të ardhme. Do përfundojë aty ku kanë përfituar armiqtë e lirisë së kombeve, armiqtë e votës së lirë. Ishte jashtëzakonisht koincidencë pozitive ky takim ndërkombëtar i liderëve europianë. Dhe Edi Rama i priti ata si një hajdut, si një plaçkitës, i priti si El Çapo, i priti si Toto Rino, i priti ashtu siç është, i aftë për të shkelmuar çdo ligj, çdo parim për të qëndruar në pushtet vetëm se e di se vendin e ka në burg dhe u garantoj se atje do të shkojë. Duhet të përshëndes mediat ndërkombëtare që e dhanë që dje lajmin për protestën e opozitës për shkak të vjedhjes së votës. Pra, kemi aleatë të shumtë në këtë betejë dhe do jenë gjithnjë e më të shumtë. Të dashur miq, masakra zgjedhore e 11 Majit shënon masakrën më të turpshme ndaj votës së lirë në historinë e Europës. Shënon dëshminë më flagrante të Edi Ramës, të qëndrimit të tij armiqësor, të rikthimit të tij në genin e etërve mizore. Por gjithashtu është një apel, një thirrje për të gjithë shqiptarët që të mos pajtohemi dhe të bëjmë çdo sakrificë, çdo betejë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Të ngrihemi mbi terroristët elektoralë, mbi bandat. Të ngrihemi mbi ata punonjës dhe nëpunës, të cilët shndërrohen për shkak të vjedhjeve që kanë bërë në armiq të njerëzve të lirë. Kanë vendosur një zonë sigurie ndaj protestuesve paqësorë. Por mos mendoni se këto lajme nuk do shkojnë në të gjitha kancelaritë e Europës dhe botës. Zëri ynë, zëri juaj, zëri i shqiptarëve që luftojnë për votën e lirë, do dëgjohet dhe do ushtojë fuqishëm në Europë dhe botë.

Poll

MOS HUMB