
TIRANË-Teksa Samiti i Komunitetit Politik Evropian vijon, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, princin e Monakos Alberti II dhe kryeministrin e Belgjikës, Bart de Wever.
Takimi mes Kryeministrit Rama dhe Princit Albert II u mbajt në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa pamje nga ky moment u shpërndanë nga zyra e shtypit në rrjetet sociale. Vizita e Princit vjen në kuadër të samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Tiranë nën moton “Një Europë e re në një botë të re”.
Kryeministri pritet të mbajë takime edhe me homologen italiane, Giorgia Meloni, atë holandez Dick Schoof, presidentin e Qipros Nikos Christodoulides dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./ZËRI