Politikë

Nis seanca në Kuvend! Opozita bllokon Foltoren, Vokshi: Sqarojini njerëzit për plehrat!

Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.

k.m.

Nis seanca në Kuvend! Opozita bllokon Foltoren, Vokshi: Sqarojini
Pamje nga seanca

TIRANË- Ka nisur edhe sot me zhurmë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. 7 nga deputetët e Partisë Demokratike kanë mbledhur rreth Foltores dhe e kanë bllokuar, duke i detyruar socialistët që të zhvillojnë diskutimet nga vendi. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren. Por me zhurmuesit që kanë ndezur opozitarët brenda në sallë, duket një mision i vështirë. 

Teksa aksioni brenda në sallë vijon, deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që maxhoranca të flasë për plehrat që u ankoruan sot në portin  e Durrësit. 

Ndërkohë, siç bëri me dije kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetët e PD që janë të përjashtuar nuk janë paraqitur në seancë, por po angazhohen në terren për protestën e nesërme./ZËRI

Poll

MOS HUMB