Politikë

Një ministri për Shkencën! Qeveria propozon për riorganizimin e sistemit shkencor (PR.LIGJI)

Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Ministri e re dhe Akademia e Shkencave.

k.m.
Një ministri për Shkencën! Qeveria propozon për
Mbledhje e qeverisë

TIRANË- Së shpejti do të kemi një ministri për shkencën! Me një projektligj të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, më datë 3 korrik 2024, kryeministri Edi Rama ka firmosur për hapjen e një dikasteri të ri në kabinetin e tij. Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Ministri e re dhe Akademia e Shkencave. Kështu, kërkimet shkencore nuk do jenë më në vartësi të universiteteve, por të qeverisë.

Në faqen zyrtare të Kryeministrisë, është shpalosur i plotë projektligji që tashmë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për t'u diskutuar. Në dokument planifikohet "lindja" e një Ministrie të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe i procedurave për organizimin dhe funksionimin e sistemit të shkencës dhe arsyetohet se ka për objektiv që sigurojë produkte të kërkimit shkencor, që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, si dhe konsolidimin e identitetit e mbrojtjen e interesave kombëtarë. 

Institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor, të financuara apo të bashkëfinancuara me mjete financiare publike, zbatojnë parimin e shkencës së hapur. "Shkenca e hapur" është e lëvizje për të bërë kërkime shkencore, që më pas do të jenë të arritshme për të gjithë nivelet e shoqërisë. 

"Infrastruktura e kërkimit shkencor të jetë e hapur, duke bërë të mundur që kërkuesit shkencorë të ndajnë dhe të përpunojnë rezultatet e të dhënave të kërkimit, të financuara ose të bashkëfinancuara me fonde publike, përtej kufijve kombëtarë dhe pavarësisht fushës së kërkimit shkencor,"-shkruhet ndër të tjera në projektligj.

Ministrit të ri, i janë caktuar edhe kompetencat, të cilat janë: harton politika në fushën e shkencës dhe të kërkimit shkencor, si dhe i propozon Këshillit të Ministrave miratimin e strategjisë në këtë fushë; propozon në Këshillin e Ministrave modelin e financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe akteve të tjera, ligjore e nënligjore në fuqi, etj. 

Po ashtu, pranë Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor do të ketë edhe një këshilltar pranë kryeministrit Edi Rama, duke dhënë rekomandime për mbarëvajtjen e institucionit. Ndër të tjera në projektligj, sqarohet edhe përbërja e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor. Gjithsej, në përbërje, ky këshill do të ketë 7 ministra të fushave të ndryshme, por edhe 4 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë, teksa do të jenë pjesëmarrës edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe 3 anëtarë të Akademisë, si dhe përfaqësues të Agjencive të Inovacionit.

"Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor drejtohet nga Kryeministri dhe përbëhet nga 19 anëtarë, si më poshtë vijon: Ministri përgjegjës për shkencën; Ministri përgjegjës për inovacionin; Ministri përgjegjës për energjinë; Ministri përgjegjës për bujqësinë; Ministri përgjegjës për shëndetësinë; Ministri përgjegjës për mbrojtjen; Ministri përgjegjës për mjedisin; Katër përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë; Kryetari dhe tre përfaqësues të Akademisë së Shkencave; Dy përfaqësues të qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore; Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit; Përfaqësuesi i Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës."

Por ka edhe disa kushte! Që të jesh anëtar i këtij këshillit, duhet të jesh një personalitet i njohur në fushën e shkencës. 

Nga kërkimet shkencore nuk do të privohen as institucioneve të veçanta, por "depërtimi" brenda këtyre institucioneve do të bëhet me një leje të veçantë, e cila jepet nga ministri i linjës. Të gjitha rezultatet do të publikohen në Regjistrin Kombëtar të Institucioneve dhe kërkuesve shkencorë./ZËRI

PROJEKTLIGJIN E PLOTË E KENI MË POSHTË:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB