Politikë

Noka sqaron Nenin “Basha”: S'ka largim të Berishës

Noka u shpreh se largimi i kreut të opozitës është ëndërr e vjetër, por sipas tij nuk funksionon në rastet kur vidhen zgjedhjet.

F.I
Noka sqaron Nenin “Basha”: S'ka largim të Berishës
Flamur Noka

TIRANË-Në një lidhje direkte me “Ora News”, nga Parku Olimpik aty ku po numërohen votat e Diasporës, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Flamur Noka renditi të gjitha problematikat e procesit zgjedhor të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Noka ka sqaruar edhe Nenin 'Basha', ku thuhet se 'çdo kryetar që humb zgjedhjet duhet të largohet', në këtë rast kryedemokrati Sali Berisha. Noka u shpreh se largimi i kreut të opozitës është ëndërr e vjetër, por sipas tij nuk funksionon në rastet kur vidhen zgjedhjet.

Flamur Noka: Unë e kuptoj që ëndërr e vjetër e shumëkujt ka qenë kjo. Statuti i Partisë Demokratike flet kur humbet zgjedhjet dhe jo kur vidhen zgjedhjet, blihen apo kur ndodhesh përballë një maskarade zgjedhore. Pra duhet ti sqarojmë konceptet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edhe në daljen e tij të parë publike, kryedemokrati Sali Berisha nuk la të kuptohej për dorëheqjeje. Në fjalën e tij para mediave nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk bëri asnjë koment për humbjen, por u dha kurajo numërusve të numërojnë çdo votë të hedhur në kuti./ZËRI

Poll

MOS HUMB