Politikë

PD e la jashtë listës së mbyllur, Dash Sula: Mund të garoj me LZHK-në! Shehi konfirmon negociatat

Sula shpjegoi arsyet se pse u dorëhoq nga gara elektorale e 11 majit duke zbuluar se këto orët e fundit po mendon për një "marrëdhënie" të re politike.

k.m.
PD e la jashtë listës së mbyllur, Dash Sula: Mund të garoj
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Sula shpjegoi arsyet se pse u dorëhoq nga gara elektorale e 11 majit duke zbuluar se këto orët e fundit po mendon për një "marrëdhënie" të re politike. Ai po sheh aleancë me Dashamir Shehin dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, e cila është në koalicion me "Djathtas 1912".

“PD në Elbasan nuk i kalon 5 mandate, i kam shanset “zero” që të fitoj në listën e hapur. Në PD është bërë një listë besnikësh,”-tha Sula.

Edhe Dashamir Shehi ka konfirmuar negociatat me Dashnor Sulën.

“Problemi i vetëm është listat e Elbasanit janë dërguar në KQZ, po shihet nëse ka mundësi korrigjimi,”- tha Shehi./ZËRI

Poll

MOS HUMB