Politikë

Prezantohet "Flamingo Mirror", Rama: Publikohen dosjet për Sazanin dhe Zvërnecin, së shpejti edhe "KAYO" (VIDEO)

Gjatë prezantimit, kreu i qeverisë bëri me dije se dosja e parë e publikuar në platformë është ajo për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit.

zh.ll

Prezantohet "Flamingo Mirror", Rama: Publikohen dosjet për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar "Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos", platforma publike online që synon t’u mundësojë qytetarëve të shohin dokumentet zyrtare dhe përmbajtjen e tyre.

Gjatë prezantimit, kreu i qeverisë bëri me dije se dosja e parë e publikuar në platformë është ajo për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit. Ndërsa në vijim, sipas kryeministrit, do të publikohen edhe dosje qeveritare me edhe dosje qeveritare që kanë ndjeshmëri të veçantë.

“E kemi quajtur ‘Flamingo Mirror’. Është në të dyja gjuhët. Patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë, me dosjen e Sazanit-Zvërnecit. Është një burim i cili do t’u shërbejë të gjithëve, do t’u shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria. Do të vendosim çdo dosje qeveritare me një ndjeshmëri të posaçme dhe jemi duke përgatitur me skuadrën disa tema të tjera dhe shumë shpejt do të publikojmë dosjen e KAYO”, tha Rama.

Në përshkrimin e dosjes theksohet se “Flamingo Mirror” u krijua me synimin për t’i dhënë publikut informacion të plotë dhe për të qartësuar çdo paqartësi, keqinterpretim apo zhurmë të krijuar rreth një prej projekteve më ambicioze dhe më të rëndësishme në fushën e turizmit shqiptar.

Dosja nënvizon se çështja e Sazan-Zvërnecit ka zënë një vend qendror në debatin publik gjatë muajve të fundit. Ndërsa, në vijim, në kuadër të “Flamingo Mirror”, do të përditësohen të gjitha vendimmarrjet dhe dokumentet që lidhen me projektin, me synimin që çdo i interesuar të ketë mundësi të informohet në kohë dhe të aksesojë dokumentacionin shoqërues./ZËRI

Poll

MOS HUMB