
DEPUTETËT
TIRANË-Ka përfunduar mbledhja e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Menjëherë pas mbledhjes, deputetët janë nisur drejt Kuvendit, ku do të mbahet seanca plenare. Parlamenti pritet që të nisë në orën 17:00, ndërsa opozita pritet të protestojë në seancë parlamentare. Ende nuk dihet qëndrimi i opozitës, teksa ditën e sotme deputetët e PD bojkotuan të gjitha Komisionet.
Në rendin e ditës së sotme në Kuvend, janë një sërë mbledhjesh të komisioneve parlamentare, të cilat pritet që të bojkotohen nga deputetët e opozitës, pasi Gazment Bardhi ka deklaruar disa ditë më parë, se nuk do të ketë më marrëdhënie institucionale me mazhorancën./ZËRI
Poll