Politikë

Protestat për Zvërnecin? Ministri Hoxha përballë gazetarëve europianë: Tregojnë se ka demokraci në Shqipëri!

Sa i përket çështjes së Zvërnecit, ministri theksoi se ende nuk ka një projekt të miratuar përfundimisht, por sipas tij, një zhvillim i tillë do t’i shërbente ekonomisë.

zh.ll
Protestat për Zvërnecin? Ministri Hoxha përballë
ferit hoxha

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me gazetarë nga vendet e BE-së. Procesi i integrimit europian ishte në fokus të këtij takimi, teksa nuk munguan as pyetjet për protestat e qytetarave kundër projektit të Zvërnecit.

Gjatë takimit, Hoxha është pyetur edhe për protestat e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. Ai u shpreh se nuk ekziston asnjë lidhje mes këtyre protestave dhe procesit të integrimit në BE, duke theksuar se vetë fakti që qytetarët protestojnë tregon funksionimin e demokracisë në vend.

Sa i përket çështjes së Zvërnecit, ministri theksoi se ende nuk ka një projekt të miratuar përfundimisht, por sipas tij, një zhvillim i tillë do t’i shërbente ekonomisë.

“Protestat tregojnë se qytetarët në Shqipëri kanë liri. Pra, mund të bësh kërkesa politike ose mund të sjellësh çfarë do lloj ideje. Idenë tënde ke të drejtë ta shprehësh. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit. Protesta nuk ka vetëm në Shqipëri, por ka edhe në vendet europiane dhe janë krejtësisht normale. Unë e shoh si një shembull, që duhet të bëjë të tjerët që të kuptojnë se liritë indiiduale funksionojnë”, tha ministri Hoxha./ZËRI

Poll

MOS HUMB