TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë disa pyetje "live" kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalit. Nga studio e emisionit "Opinion", Bardhi përmendi edhe njëherë biznesmenin nga Shkodra, tashmë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme, Pëllumb Gjoka; duke akuzuar Spiropalin se ka zhvilluar takime me të. Madje, la të kuptohet se ka informacione që Spiropali ende zhvillon takime me të edhe pse Gjoka është në burg për dosjen "Metamorfoza".
BISEDA NË STUDIO:
Goditja ndaj Spiropalit? Bardhi: Në fakt kam goditur murin, nuk e di që Spiropali e konsideron veten mur. Nuk e kapi fare dosja, si gjest nuk është i dëshiruar nga deputëtët e opozitës. Ska asnjë tejkalim të drejte sa kohë nuk është lënduar askush, dëekohë që zonja në fjalë në shkelje, pa mbledhur asnjë votë I heq mandatin një deputëti të ei, amdje pa u zbardhur fare vendimi i Apelit. Nuk kam patur asnjë qëllim për të lënduar asnjë grua, nuk kam patur asnjë qëllim për të dhunuar asnjë në sallë, por duhet të kemi parasysh që kur të fut duart në fyt, çfarë do duhët ti bësh më shumë opozitës?
A jeni krenar për atë veprim?
Bardhi: Absolutisht jo, nuk jam krenar.
Spiropli dha që nuk gjuajtët në shenjë për shkak të paftësisë tuaj për të goditur në shenjë.
Bardhi: Zonja është mësuar me aftësinë për të goditur në shenjë Pëllumb Gjokën. A është takuar dhe a takohet zonja me Pëllumb Gjokën, për këto duhet të japi shpjegime. Ai është njeri i krimit, një eksponent me të shkuar kriminalke që ka qenë pjesë e PS në Shkodër. Zonja është shoqëruar dhe takuar me eksponentin, zonjës i është rrezikuar jeta nga Gaz Bardhi dhe jo nga Pëllumb Gjoka, e kupton në çfarë realiteti jetojmë. E dinë të gjithë që më njohin që nuk ka asnjë rrezikshmëri nga une, por duhet të ketë frikë nga Pëllumb Gjoka, që i kanë dalë mesazhe që porosiste vrasje. Ndaj zonjës nëse i rrezikohet jeta duhet të ketë kujdes nga Pëllumb Gjoka./ZËRI