Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës! PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Mësohet se një takim është zhvilluar mes Sekretari të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka me kreun e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi. 

zh.ll
Gara për Bashkinë e Tiranës! PD vijon negociatat me aleatët,
salia blu-partia demokratike

TIRANË- Në pritje që opozita të finalizojë së shpejti emrin e kandidatit për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kampi opozitar është vënë në lëvizje për të arritur sa më shpejt negociatat. Mësohet se një takim është zhvilluar mes Sekretari të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka me kreun e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi. 

Takimi vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Mësohet se mes palëve ka pasur mirëkuptim për të qenë një koalicion ai që do të mbështesë kandidatin e opozitës.  Idrizi ka mbështetur përpjekjen e Partisë Demokratike për të zgjeruar koalicionin opozitar për zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë ditë së sotme, kampi opozitar është dakordësuar për 3 emra si kandidatë të mundshëm dhe të gjithëpranuar për garën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës. 3 emrat që kanë marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve janë aktivistja Edlira Çepani, politologu Ermal Hasimja si dhe Florian Haçkaj, por ende nuk ka një vendim se cili prej tyre do të jetë kandidati zyrtar. 

Ndërkohë që Partia Socialiste ka zyrtarizuar Ogerta Manastirliun si kandidaten për zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Tiranës që do të zhvillohen më 9 tetor. Data u dekretua sot nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB