
TIRANË- Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në “Facebook”, Qori ka falenderuar qytetarët që e kanë zgjedhur “Lëvizja Bashkë” dhe i dhanë mundësinë të zgjedhë një deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
“Në Shqipëri pakënaqësia thellohet dita-ditës. Po më shpejt se ajo janë rritur frika, pesimizmi, dëshpërimi, të gjitha këto të përziera me një dozë cinizmi. Çka i mundëson pakënaqësisë të kapërcejë pengesat dhe të kthehet në revoltë, është shpresa.
Lëvizja BASHKË ia ka dalë t'u ngjallë shpresën mbi 23,000 qytetarëve (vazhdon numërimi i votave të diasporës) dhe të zgjedhë një deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vetvete nuk janë shumë. Në kushtet ku ferra ka marrë uratën, nuk janë pak.
"...me vullnet të hekurt për të luftuar, kërkuar, gjetur, kurrsesi të dorëzuar." - shkruan poeti Tennyson”, ka postuar Qori./ZËRI