Politikë

Rama- Berishës: Ore ia hoqën non gratën? Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja që nga ‘97

Rama u shpreh me ironi se edhe nëse ia heqin kjo nuk do të bëjë ndryshim, pasi sipas tij në 11 maji, PS do të marrë më shumë mandate.

F.I
Rama- Berishës: Ore ia hoqën non gratën? Diferenca jonë me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me ndjekësit në rubrikë 'Sy më sy' ka kometuar sërish masën 'non grata' të vendosur ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Rama u shpreh me ironi se edhe nëse ia heqin kjo nuk do të bëjë ndryshim, pasi sipas tij në 11 maji, PS do të marrë më shumë mandate.

Edi Rama: Ore ia hoqën non gratën këtij bufit? Si shkoi puna e tij? Nuk është se ndryshon gjë se bufi buf do të mbetet por më duket se nuk ia kanë hequr. Ne do të marrim më shumë mandate se sa kemi, se sa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç por më duhet edhe pak kohë që të kuptoj se ku jemi. Ne kryejmë sondazhe shkencore gjithë kohës. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur shpresë tek Sali Berisha, për të hequr njollën e non grata-s amerikane. Në të gjitha daljet e tij publike që është pyetur, Berisha është shprehur se shpreson shumë se me marrjen e detyrës nga administrata e re amerikane, në Janar 2025, presidenti i ri Donald Trump do të shqyrtojë shpalljen e tij non-grata. Por deri më tani, nuk ka pasur asnjë sinjal për ndryshim të sanksionit as nga SHBA, dhe as nga DASH./ZËRI

Poll

MOS HUMB