
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, foli për rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama u shpreh se kjo gjë mund të realizohet vetëm nga Partia Socialiste. Kryeministri shtoi se shqiptarët janë më të zgjuar se anglezët, pasi këta të fundit dolën nga BE.
Por, nuk munguan as batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin “fuqinë tërheqëse”, që të bindin djemtë e lëkundur që të votojnë për PS më 11 maj.
“Në këtë fazë jemi më të zgjuar se Anglia, se ata dolën nga BE. Tani prite kur të dalin lajmet në ato mediat e kënetës që Rama diskriminon anglezët, se ishin mërzitur shumë me atë që u thash vajzave dje që partnerëve të tyre duhet t’u vënë kusht që nëse votojnë për bufin e kënetës, nuk ia vlejnë, mos ia varni fare.
Po qe se i doni aq shumë aq sa të ktheheni te ata, lërini disa kohë sa të pendohen dhe më pas kthehuni. Ata do shohin pasaportën e BE dhe do thonë ‘rroftë dashnorja ime se të ishte për ne nuk do futeshim kurrë në BE. Nuk është shaka, na duhet çdo votë. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse për ata djemtë e lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut dhe të votojnë PS në 11 maj, dhe le të shkruajnë çfarë të duan ata. Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni farë.
Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t'ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim. Por ai gabim ama do tu rrijë mbi kokë gjithë jetën, sepse më 11 maj ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE.
Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”. E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS", tha Rama./ZËRI