
TIRANË-Kryeministri Edi Rama, në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së gjatë fjalës së tij u shpreh i sigurt për fitore në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i qeverisë u shpreh besimplotë se shqiptarët do i japin mandatin e katërt PS-së dhe u bëri apel të rinjëve, të votojnë për të zgjedhur partinë që do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e tij Rama nuk kurseu ironitë për opozitën, duke iu referuar si një kënetë me në krye një 'buf', ku u shpreh se vota për të tjerët është një gur i hedhur në kënetën e bretkosave.
Kreu i qeverisë u bëri thirrje shqiptarëve që “s’është koha për të lozur me fatin e vendit duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër apo mangallët patiçkave të reja”.
Edi Rama: PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030 ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë do vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. Do të hyjmë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartësh. Anëtarë të BE-së. Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë. Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet të mbajë mend është data 4 mars. Regjistrohuni për të votuar më 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim se vota e çuar tek cilido tjetër është gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozite bretkocash që ka në krye një buf kënete. Vota e sjellë tek ne është një gur I vendosur në muret e reja të shtetit modern europian shqiptar që po shtrihen e forcohen vit pas viti për tiu bashkuar për pak vite kalasë së BE-së.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen më trenin e PS-së, duke kërkuar votën e tyre. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sa më shumë opozita tënton që ti hedh baltë, trenit të PS-së, aq më shumë do të shkelen nga populli. Ai u ka bërë thirrje të rinjve që janë larguar nga fshati drejt qytetit apo jashtë Shqipërisë të kthehen për të investuar në tokat e gjyshërve të tyre.
Edi Rama: Nuk do të ketë asnjë fëmijë që do të mbetet pa akses në teknologji. Kur ne morën detyrën Priamida ishte një qenefg në mes të Bulevardit, ka një qendër ekelselencë të teknologjisë digjitale për fëmijët nga 12-18 vjeç. Shpenzimet e çdo nxënësi paguhen nga Bashkia Tiranë, së shpejti atë qendër do ta çojmë së shpejti në Shkodër, Vlorë dhe më pas në Elbasan e me radhë. Më përqeshnin dhe më tallnin kur thosha shumë shpejt do ta shohim në Shqipëri të përhapet me shpejtësi rrjeti i të rinjve që do punojnë jashtë duke qëndruar këtu brenda pa lëvizur nga shtëpia. Sot ky është një embrion i çelur që vetëm do të zhvillohet. Por nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe perspektiva e sigurt e teknologjisë së lartë, që nga sot e 100 ditë do ta bëjnë shumicën e votuese të parë dhe do ti bëjnë të rejat e të rinjtë që ta refuzojnë kënetën opozitare, dhe bufin e saj të stërplakur e ti thonë të gjitha bretkosave politike. Ata do ti bashkohen trenit të PS më 11 Maj nga Tirana lokomotiva jonë që sa më shumë do të përpiqen që ta ndalojnë duke hedhur balte nëpër shina aq më shumë do të jenë të shkelur nga populli i Tiranës me votën e 11 Majit që nga Shkodra deri në Vlorë sepse Shqipëria po bëhet dhe kudo, nga Tropoja në Konispol ku toka quhet Shqipëri po krijohet mundësi. Mbështetja për të rinjtë që duan të investojnë në tokën e gjyshërve të tyre në fshat është shumëfishuar. Dua që sa më shumë të rinj nga fshati që i kanë kthyer kurrizin tokës së gjyshërve që enden në qytet duke u ankuar se s’kanë punë, apo ato në emigracion që rropaten duke bërë 2 punë me paga që nuk i dalin, duke fjetur 4-5 veta në një dhomë, të mund të bëjnë, atë që po bëjnë të rinjtë nga Thethi në majën e majave që po kthehen dhe po bëhen gurë të rëndë në vendin e tyre. Madje ata atje në majë të malit nxjerrin të ardhura për vete dhe familjarëve që kanë në emigracion, që kanë fëmijë për të dërguar në shkollë dhe nuk ju del më siç ju dilte. Ju çojnë edhe atyre ndihmë, nga Thethi nga maja atje. Sepse në çdo pikë të Shqipërisë, në çdo fshat ore më i humburi qoftë, aty ku ka një tokë nga gjyshi nuk je ti më që duhet të rropatesh se ku do e çdo prodhimin, por ti je Zot atje dhe të vijnë atje për të shijuar atë që ofron, Prandaj dhe turizmi quhet eksport.