Politikë

Rama mesazh demokratëve: Nëse nuk votoni dot 5-ën, mos dilni fare më 11 maj!

Nga Pogradeci, Rama i dërgoi një mesazh edhe demokratëve.

k.m.
Rama mesazh demokratëve: Nëse nuk votoni dot 5-ën, mos dilni fare
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit për takimin përmbyllës elektoral në këtë zonë për zgjedhjet e 11 majit. Nga Pogradeci, Rama i dërgoi një mesazh edhe demokratëve. Sipas numrit një të qeverisë, të gjithë ata që nuk votojnë Partinë Socialiste, Rama i ftoi të mos dalin fare për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas tij, të gjithë demokratët, duhet që t'i nënshtrohen vullnetit të shumicës. 

Rama: Ju them demokratëve që duhet të bëjnë të njëjtën gjë që bënë socialistët apo gjithë jo demokratikasit në mars të ’92, duhet të shkojnë në kutitë e votimit dhe në rast se janë prindër dhe kanë fëmijët e tyre që nuk kanë të drejtë vote, duhet të votojnë për fëmijët e tyre, që tu japin fëmijëve të tyre pasaportë europiane. Kur fëmijët ta kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë tu thonë për këtë pasaportë baba dhe nëna jote bën një sakrificë shumë të madhe, votuan për një maskara si Edi Rama por ama pasaportën ta dhamë, po them për demokratët. Tani doni që t’iu them atyre që të thonë “Edi Rama ishte burrë i mirë”. Nuk e thonë ata. Po le të thonë çfarë të duan për mua por puna është të votojnë për 5-n dhe të marrin pasaportën. Nëse nuk e kapërcejnë dot këtë fare, duhet të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92, nuk vajta fare të votoja se unë nuk votoja dot për bufin të them të drejtën se ia kisha ndjerë erën që kur e kam parë në minutën e parë atje te Qyteti Studenti, por nuk vajta të votoj për askënd tjetër sepse kush nuk shkon të votojë i hap rrugën opsionit të shumicës. Kështu është rregulli dhe patjetër që unë u bashkova me ata që i hapën rrugën Shqipërisë që dilte nga gjithë errësira e gjatë e komunizmit dhe hynte në një rrugë të re drejt Europës. Le ta bëjnë kështu, të mos votojnë fare. Po të çohet burri botës që në mëngjes, të vishet si për dasmë, të shkojë të mbajë radhët dhe të hidhet në kënetë, nuk e di sesi mund të bëhet kjo. Ka dhe një gjë tjetër dhe këtë shumë seriozisht, këta duhet të bëjnë dhe një sevap, demokratët e zakonshëm flas, jo ata çyrykët që e marrin bufin me tendë, e keni parë, se nuk e mban dot as diellin, e marrin me tënde e lëvizin nëpër Shqipëri. Ai futet tek tenda lart, këta rrinë të gjithë si ato speciet e tjera të kënetës poshtë se bufi kështu rri, rri lartë mbi kënetë, ata rrinë poshtë të gjithë. Ata nuk kanë asnjë mëshirë për një person që është i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur, nuk është më në metro./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB