Politikë

Rama ‘reformon’ Kuvendin: Numri i deputetëve do shkojë 101, Komision i Posaçëm për territorrin dhe drejtësinë

Rama tha se PS nuk ka kohë për të humbur, dhe se komisionet do të ngrihen qoftë me praninë apo jo të opozitës

E.K
Rama ‘reformon’ Kuvendin: Numri i deputetëve do shkojë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një reformë të re që do të prekë edhe Komisionet Parlamentare, por edhe vetë numrin e deputetëve që do të ulen në karrige, duke nisur nga mandati i ardhshëm. Rama tha se socialistët do të propozojnë uljen deri në 101 të numrit të deputetëve, si dhe do të kërkojnë ngritjen e dy komisioneve të posaçme në Kuvend, atij për drejtësinë dhe për ndarjen e territorit. Po ashtu një sërë komisionesh aktuale do të riorganizohen me qëllim uljen e numrit të deputetëve që marrin pjesë në disa komisione. Nga 11 Komisione Parlamentare, 7 prej tyre do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 prej tyre nga opozita. 

Rama: Elisa, Niko, Taulanti, Adea bashkë me disa deputetë të tjerë kishin detyrën e krijimit të disa komisioneve të tjera parlamentare. Ata kanë vlerësuar nevojën e organizimit të Kuvendit në harmoni me procesin e negociatave të BE. Më shumë se 3 dekada pas zgjedhjeve të para pluraliste, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi të disa institucioneve.

Pas 10 legjislaturash dhe më shumë se 1 mijë njerëzish të zgjedhur deputetë, është tepria e numrit të deputetëve, zbritja e deputetëve në të paktën 101 deputetë, është objektiv i yni. Së dyti Kuvendi nuk ka ende ligjin e vetë, nuk ka pavarësinë e vetë financiare, nuk ka status të deputetëve të vetë, dhe madje Kuvendi është pa shtëpi, që të garantojë praktikën dhe estetikën e një shteti që kërkon të jetë anëtar i BE.

Së treti pas 10 vitesh nga reforma administrative, ka nevojë për një ndryshim të ri. Të ngrejmë Komisionin e posaçëm parlamentar, në funksion të thellimit të kësaj reforme, me fokus kryesor përgatitjen për Shqipërinë në BE në 2030. Meqë ra fjala ne do të jemi gati ti dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por nuk presim asnjë minutë nëse nuk duan. Do të ngrihet komision i posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat, ku siç e dëgjuat, vjen si risi punësimi në emërtesë. Referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave me BE, sugjerohet qe këtë komision ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, vishet me një mision dhe përgjegjësi për të mbajtur në funksion barrën e shqyrtimit të ligjeve për modernizimin e sistemit tonë dhe Administratën. Këtë komision sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen – Do drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Edukimin shkencën dhe sportet: Do drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisionin për Shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale: Do drejtohet nga opozita. 

Komisioni i Medias- Ti lihet opozitës. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB