TIRANE- Kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin se organet e reja të drejtësisë janë duke tejkaluar kompetencat e tyre. Teksa foli për gjyqtarë që janë kthyer në noterë të super-prokurorëve, Rama tha se ka rrjedhje të materialeve hetimore me qëllim paracaktimin me pazar të fatit të personave nën hetim.
"Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.
E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për të paracaktuar në pazare fatin e personave të hetuar",- tha Rama ndër të tjera.
Deklarata e kryeministrit u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku pritet të bëhet publik kabineti i ri qeverisës Rama 4./ZËRI