Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kreu i KQZ: Partitë të përgatisin reformën zgjedhore brenda vitit

Celibashi thekson se puna mbi gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR-it do të tregojë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë institucionale e politike të të gjithë aktorëve të përfshirë.

F.I
Raporti i OSBE-ODIHR/ Kreu i KQZ: Partitë të përgatisin
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi e cilësoi raportin si “pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor”, duke theksuar se puna mbi gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR-it do të tregojë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë institucionale e politike të të gjithë aktorëve të përfshirë.

Kreu i KQZ-së thekson se partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë zgjedhore brenda një viti.

Kreu i KQZ, Ilirjan CelibashiDo të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve. Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive - thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve - janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

Poll

MOS HUMB