Politikë

Reforma Territoriale/ PD udhëzon strukturat: Mbledhje urgjente brenda javës, të mbështeten protestat kundër draftit të PS

Në udhëzimin e firmosur nga sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, dhe sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, kërkohet organizimi dhe mbështetja e një qëndrese qytetare në zonat ku parashikohet shkrirja apo bashkimi i bashkive.

zh.ll
Reforma Territoriale/ PD udhëzon strukturat: Mbledhje urgjente brenda
partia demokratike-udhezuesi

TIRANË- Partia Demokratike ka përgatitur një udhëzim për strukturat e saj në të gjithë vendin, me qëllim mbështetjen e qytetarëve që kundërshtojnë propozimin e mazhorancës për hartën e re administrativo-territoriale.

Në udhëzimin e firmosur nga sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, dhe sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, kërkohet organizimi dhe mbështetja e qytetarëve në zonat ku parashikohet shkrirja apo bashkimi i bashkive. Në udhëzim kërkohet mobilizimi i qytetarëve dhe mbështetja e reagimeve lokale kundër projektit të qeverisë për riorganizimin e hartës territoriale.

Po ashtu, strukturave të partisë u kërkohet bashkëpunimi me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive. Sipas PD-së, reforma e propozuar nga mazhoranca prek drejtpërdrejt vetëqeverisjen vendore.  Partia Demokratike thekson se versioni i saj për një ndarje me 100 bashki është i duhuri.

Gjithashtu, në udhëzim theksohet se degët e PD-së duhet të mblidhen urgjentisht brenda kësaj jave, së bashku me këshilltarët bashkiakë, për të bashkërenduar qëndrimin me qytetarët që protestojnë, si dhe për të mbështetur tubimet e tyre.

Reforma Territoriale/ PD udhëzon strukturat: Mbledhje urgjente brenda

Reforma Territoriale/ PD udhëzon strukturat: Mbledhje urgjente brenda
udhezuesi i pd

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në draftin e saj propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas demokratëve, shtimi i numrit të bashkive do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe një menaxhim më efikas të territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB