
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e riekspertimit pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit. Sipas vendimit të gjyqtares Irena Gjoka ekspertiza do t’i bashkohet provave të tjera dhe se gjykata do të marrë një vendim.
Avokatët e Mediut, pretenduan seancën e kaluar se akti i ekspertimit ka të meta në përmbajtje dhe se procesi i demontimir është bërë mbi llogaritje jo të sakta. Ata e quan përmbajtjen të rremë. Avokatët i kërkuan gjyqtares të merret si provë një ekspertizë private e përgatitur nga ana e tyre. Seanca ka nisur në orën 09:20 dhe ende po vijon, pasi avokatët po kundërshtojnë provat e paraqitura e ekspertëve.
Pas seancës, fatmir Mediu ka thënë se ky akt ekspertimi është i pavlefshëm dhe se ekspertët nuk kanë asnjë njohuri shkencore për procesin e demontimit.
“Ne jemi në fazën e diskutimit të ashtuquajturit aktekspertimi. Më lejoni t’ju deklaroj që në fillim se ky akt ekspertimi si nga pikëpamja formale ligjore është null, për faktin se vetë ekspertët kanë deklaruar në këtë sallë, në këtë proces gjyqësor që nuk kanë qenë ekspertë, por janë çuar atje për të ndihmuar prokurorinë. Pra nuk kanë qenë ekspert të pavarur. Më tej kjo u justifikua me faktin, se këta kanë cilësi me ekspertë me dije të posaçme dhe shkencore. Me një kohë kur u provua që këta ekspertë nuk kanë asnjë dëshmi që të jenë me dije shkencore, për më tepër nuk kanë asgjë në njohjen e tyre profesionale me procesin e demontimit të municioneve, të teknologjisë, kostove dhe gjërave të tjera të rëndësishme si kjo.
Ajo që është akoma dhe më e rëndë, është se nuk kanë vlerësuar asnjë proces demontimi që bëhet në Shqipëri, përsa i përket kostove, shpenzimeve e tjerave me radhë. Po jua them në mënyrë të thjeshtë, përpara se të vinte kompania SAC, ne këto fishekë, i digjnim në uzinën e Mjekësit, nuk fitonim asnjë gjë. Kemi investuar rreth 9 milionë euro, për të demontuar rreth 7800 ton municione.
Këta ekspertë të famshëm e nxjerrin fitim atë që është humbje. Pa dëm ekonomik nuk ka akuzë për shpërdorim detyre. Po e mbyll këtu, nëse ne paskemi qenë dritë shkurtër siç mendojnë ata të paditur se kush janë fitimet nga demontimi, po partnerët tanë, pse investuan 24 mlna euro dhe u kthyen vetëm, 7 mln euro.
Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim, ne i kemi dhënë predha falas, kemi paguar kostot dhe shpenzimet e transportit. Kjo logjikë është absurde. Shkresa e Poliçanit deklaron se nëse do bëhej në Poliçan, do zgjaste rreth 30 vjet, akoma do vazhdonte demontimi. VKM kishte vendosur për demontimin në 2010.
Ka strategji, ka demontim në 2009, këta ekspertët nuk duan t’ja dinë as çfarë ka ndodhur pas e as mbrapa. Edhe njëherë dua ta theksoj, akt ekspertimi i pavlerë. Gjykata është ajo që çmon aktin e ekspertimit, prandaj vazhduam procesin pyetje me pyetje. Nëse kanë interes për të vërtetën, mund ta kishin bërë një akt ekspertimi se nuk duhej as kohë e gjatë.
Akti i ekspertimit ka më pak se 80% të akteve ligjore, e cila ka qenë një praktikë që ka filluar në vitin 2006. Kur ne kërkuam të bëhej akti i ekspertimit nga se kishte ndodhur shpërthimi, prokurori ka thënë këtë e ka vendosur gjykata. Me keqardhje më të madhe, por nuk ishte e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes,”-u shpreh Mediu. /ZËRI