TIRANË- Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen. Mësohet se Frida Pashako, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Andi Seferi, janë dorëhequr nga detyra. Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg. Ristani do të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë.
Ndërkohë, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi këtë të enjte katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Bëhet me dije se Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero, janë 4 nënkryetarët e rinj, teksa wshtw caktuar edhe detyra e secilit prej tyre:
Ilir Mengra – për punët publike
Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik
Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural
Gentian Keri – në administatën e BT
Kjo lëvizje vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët. Ai kërkoi "rifreskim" në nivele drejtuese për disa Bashkia në vend, përfshrië edhe atë të Tiranës./ZËRI