Politikë

Tjetërsim votash/ Anëtarët e KAS “ankohen” te Celibashi: Pati mospërputhje, të hetohen numëruesit

Në shkresën e firmosur nga të gjithë anëtarët e KAS, ata kërkojnë të hetohet për krime zgjedhore apo gabime të një natyre tjetër të gjitha numëruesit e votave për qarqet Fier, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

zh.ll
Tjetërsim votash/ Anëtarët e KAS “ankohen” te
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanskioneve (KAS), i kanë dërguar një shkresë kryekomisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ku i kërkojnë që të hetojë numëruesit e votave nga zgjedhjet e 11 majit, për 4 qarqet ku u aplikua procesi i rinumërimit. Në shkresën e firmosur nga të gjithë anëtarët e KAS, ata kërkojnë të hetohet për krime zgjedhore apo gabime të një natyre tjetër të gjitha numëruesit e votave për qarqet Fier, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sipas tyre, pati mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS.

“Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona zgjedhore provoi në disa raste mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS. Këto mospërputhje duhet të hetohen në një proces te mëtejshëm administrativ nga ana Juaj për te identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave. Hetimi i mëtejshëm administrativ për rastet e sipërcituara është i një rëndësie të veçantë, sepse referuar rezultateve të nxjerra nga rinumërimi në procedurën ankimore në KAS, rezulton që, në një numër tabelash të rezultateve të numërimit dhe vlerësimit të votave, mospërputhjet e rezultateve të miratuara nga GNV-të, me ato që rezultojnë në fletët e votimit, janë të tilla që prima facie tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votaveKy hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet që formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrejnë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova për kryerjen e veprave të caktuara penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim", thonë anëtarët e KAS në dokumentin drejtuar Celibashit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB