Politikë

Rinumërimi i kutive në Tiranë! Rezultatet- PD: 5 vota më shumë, ndërsa PS 34

Partia “Mundësia”, e cila humbet mandatin nëse ka 177 vota më pak, nga rinumërimi deri tani ka përfituar 1 votë më shumë.

F.I
Rinumërimi i kutive në Tiranë! Rezultatet- PD: 5 vota më
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prej disa orësh ka nisur rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për Qarkun e Tiranës. Deri tani janë shqyrtuar 28 Qendrat e para të votimit, të cilat kanë treguar pasaktësi si në votën mes subjekteve politike, ashtu edhe mes kandidatëve.

Nga rinumërimi deri tani rezulton se nga numërimi i parë PD-ASHM kishte përfituar 5 vota më shumë, ndërsa PS 34 vota më shumë. Pas rinumërimit që po bën KQZ te pallati “Farie Hoti” në kryeqytet, i janë zbritur nga tabela e parë dhe llogariten si vota të pavlefshme. Partia “Mundësia”, e cila humbet mandatin nëse ka 177 vota më pak, nga rinumërimi deri tani ka përfituar 1 votë më shumë.

Rinumërimi i kutive në Tiranë! Rezultatet- PD: 5 vota më
TABELA

Në PS rezulton se deri në orën 13:00, Blerina Gjylametit deri tani nuk i ka ndryshuar rezultati, kurse Olta Xhaçka dhe Fatmir Xhafaj dalin me 1 dhe 7 vota tepër. Orlando Rakipit dhe Blendi Gonxhes rezulton se u janë hequr respektivisht 2 dhe 1 votë. Teksa Kejsi Elezi me 2 vota të shtuara, ministrja Anila denaj me 3 vota dhe ministri Ervin Hoxha me 1 votë të shtuar.

Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt./ZËRI

Poll

MOS HUMB