Politikë

"Pranoje humbjen!"/ Flamur Noka kërcënon qytetarin në Vorë: Ta tregoj unë ty, do të marr zvarrë...

Siç duket edhe nga pamjet, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është përplasur me një qytetar.

k.m.
"Pranoje humbjen!"/ Flamur Noka kërcënon qytetarin në
Pamje nga përplasja

VORË- Përplasja e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe një qytetari ka nisur brenda qendrës së votimit. Siç duket edhe nga pamjet, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është përplasur me një qytetar. Qytetari iu drejtua Nokës duke u shprehur se ishte një votues i thjeshtë, por Noka e ka akuzuar për lidhje me bandat kriminale.

Përplasja brenda QV:

Noka: Dëgjo çfarë po të them unë! Ti do përgjigjesh për të gjitha. Ta tregoj unë, të tregoj unë ty. Do të zvarris, turp, dil përjashta! Çfarë do ti brenda?

Qytetari: Ore zotëri, jam qytetar i Vorës, po votoj. Pranoje humbjen

Noka: Nuk je qytetar! Je ushtar i Xhabaftëve. Do të zvarris, do të marr zvarrë.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB