
TIRANË-Kryeministri britanik, Keir Starmer, e nisi fjalën duke iu përgjigjur batutës së kryeministrit Edi Rama për motin, i cili u shpreh se shiun e sollën britanikët. Starmer, i cili erdhi në Shqipëri një ditë para samitit (15 maj), u shpreh se kur zbriti nga avioni ishte diell.
Më pas ai theksoi rëndësinë e momentit për sigurinë dhe paqen në kontinentin europian. Duke komentuar situatën në Ukrainë, ai theksoi se javën e kaluar kishte shpallur një paketë të re sanksionesh kundër “flotës hije” ruse, si pjesë e presionit ndaj Kremlinit. Starmer tha se një armëpushim i pakushtëzuar është i domosdoshëm dhe se është koha që presidenti rus Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve.
Fjala e Keir Starmer:
Do të të kujtoja se kur unë zbrita nga avioni ishte diell. Këto zërat që moti është faji i britanikëve, është krejt i gabuar. Megjithatë na bëre bashkë Edi, sepse është një takim shumë i rëndësishëm, sepse është moment thelbësor për kontinentin. Jemi në një epokë të re, por duhet të kuptojmë se është edhe një epokë që karakterizohet nga luhatja dhe paqëndrueshmëria. Mundësia që të gjithë udhëheqësit europian duhet të mblidhen së bashku, vlera e CPE nuk mund të jetë më e qartë se kaq. Është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu. Ne kemi intensifikuar angazhimin me aleatët tanë europianë, duke kuptuar se partneriteti është jetik për të arritur rimëkëmbje të sigurisë. Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë. E kam kënaqësi që jam kryeministri i parë që vij në Tiranë dhe zhvilloj takim dypalësh me ju. Sfida më urgjente sot është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën ruse. Jemi në një moment i rëndësishëm për Ukrainën, por edhe për të bërë bashkë dhe për të garantuar argumentin e mbështetur nga Trump, për një armëpushim të pakushtëzuar dhe presidentin Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet të jemi të përgatitur Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë të bisedimeve, Putini duhet të paguajë çmimin. Ajo çfarë ndodhi dje është një provë e mëtejshme që Putin nuk e ka seriozisht paqen. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar se është pala e paqes dhe e udhëheqjes.