Politikë

Shkarkimi i Veliajt 'ndez' debat në Këshill, qëndrimi i PD: E prisnim këtë ditë, mori çfarë ka gatuar vetë

Këshilltari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorian Teliti, në fjalën e tij për procedurë, u shpreh se këto muaj që Tirana nuk ka pasur në krye një kryebashkiak, i ka kushtuar kryeqytetit.

F.I
Shkarkimi i Veliajt 'ndez' debat në Këshill, qëndrimi i
pamje nga mbledhja

TIRANË-Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që pritet të vendosë mbi shkarkimin e Erion Veliajt. Ndryshe nga herët e tjera, çështja e shkarkimit të kryebashkiakut ka bërë bashkë opozitën me mazhorancën, pasi anëtarët e secilës palë në Këshill pritet të bashkojnë votat për shkarkimin e tij. Por gjatë fjalës së tyre anëtarët e opozitës nuk i kanë kursyer ironitë për kryebashkiakun, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit.

Këshilltarja e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka folur me ironi ndaj figurës së Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës.

“Erion Veliaj është gjallë. Ai duhet të ishte këtu, sic ja lejon ligji. Unë jam e lumtur që ai mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë për këto vite, këtë gjellë që sot ja gatuat ju”, tha Zhulali.

Këshilltari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorian Teliti, në fjalën e tij për procedurë, u shpreh se këto muaj që Tirana nuk ka pasur në krye një kryebashkiak, i ka kushtuar kryeqytetit.

"I ka kushtuar Tiranës. Sa i përket aktit të sotem, është një akt historik. Ne sot, i bashkuam votat tona, jo ne me ju, po ju me ne, pasi kemi katër muaj që kjo ditë të ndodhte. Po ju përsëri nuk u ngritët, më mirë vonë se kurrë”, tha Teliti.

Ndërkohë edhe këshilltari Genc Gjokutaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh se është interesi publik ajo që detyron të bëhet shkarkimi i Veliajt.

“Ai mungon se është i arrestuar, gjë e cila nuk e afekton mandatin e tij,. Por interesi publik na e kërkon ta bëjmëe se është pjesë e kauzës tonë. T’ja lëmë kryeministrit, arkitektit të gjithë kësaj parade sot, që ta zgjidhë siç e di ai. Dua të vë në dukej se respekti që ju kemi për kryetarin është aq sa ju nuk pranuat të vijë të flasë në sallë. Votimi ynë kundra s’është e njëjtë me ju. Ju doni të shkarkoni Erion Veliajn se doni të bëni lojën politike e të zbatoni urdhra politike,"-u shpreh Gjokutaj.

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, tha se kryeqyteti po vuan prej 12 vitesh, dhe jo prej muajit shkurt kur dhe u arrestua Erion Veliaj.

Jam shumë dakord që Tirana po vuan. Nuk kishte nevojë për një drejtues që nga Shkurti? Nuk po vuan vetëm këto 7 muaj, ka 12 vjet që po vuan. Kam kërkuar të shtohet në rend dite edhe miratimi i bonusit të qirasë. Po bëni çdo gjë sa mos preket qëllimi parësor, aksioma e pushtetit”, tha ndër të tjera Jonathan Pano.

Vetë Erion Veliaj nuk është i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për t’u dëgjuar nga këshilli, siç ai kërkoi. Komisioni i Çështjeve Ligjore i Këshillit Bashkiak të Tiranës, më herët gjatë ditës së sotme (23 shtator 2025), e refuzoi kërkesën e Erion Veliajt që të dëgjohej. Vendimi për propozimin e shkarkimit duhet të marrë të paktën 31 vota pro nga 61 këshilltarët. Pas kësaj, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës, ndërsa qeveria merr vendimin final për shkarkim.

Veliaj qëndron në paraburgim me masë sigurie “arrest në burg” që prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua me urdhër të GJKKO pasi akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni./ZËRI

Poll

MOS HUMB