LIVE UPDATES

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre, Manastirliu drejt Bashkisë Tiranë

➤ Një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot në orën 11:00 Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste. ➤ Rama njoftoi kandidaturën zyrtare të PS në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës. ➤ Ogerta Manastirliu do të jetë emri që do të garojë në zgjedhje. ➤ Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak që brenda 7 ditësh të shkarkojë Erion Veliajn. ➤ Lista e 16 ministrave të rinj pati risi në futjen në qeveri të 10 emrave të rinj, por nuk pati surpriza. ➤ Zv.kryeministrja do të vazhdojë të jetë sërish Belinda Balluku e rikonfirmuar me ministrinë e saj. ➤ Ministria e Brendshme do të drejtohet për herë të parë nga një grua. ➤ Albana Koçiu është ministrja e re. ➤ Ulsi Manja largohet nga qeveria. ➤ Kuvendi i besohet Niko Peleshit që rikthehet në një post kyç. 

16 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

E largoi si kryeparlamentare, por i dha 'timonin' e politikës së jashtme, reagon Spiropali: Përgjegjësi e re...bashkë drejt së ardhmes europiane!

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama-elisa spiropali

TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste e emëroi ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shpreh mirënjohjen për besimin e kryeministrit, teksa thotë se detyra e re është një përgjegjësi e madhe për të pas periudhës kur drejtoi Kuvendin e Shqipërisë. Spiropali thekson se prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë do të jenë prioritet i punës së saj, ndërsa integrimi i Shqipërisë në BE brenda 2030 sipas saj, është një mision historik.

“Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.

Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane”- shkruan Spiropali.

Spiropali. Ish-kryetarja e Parlamentit është zgjedhur sot prej kryeministrit Edi Rama si emri i ri që do të drejtojë shërbimin tonë të jashtëm. Rama tha se në fazën e re ku jemi, duhet të jetë një profil politik por edhe "aftësi për të mos i pushuar goja"./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

LISTA E PLOTË- Kjo është qeveria “Rama 4”, dy kryebashkiakë në poste ministrash, 4 largime

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përfunduar prezantimin e qeverisë për mandatin e katërt. Belinda Balluku, Pirro Vengu, Petrit Malaj dhe Blendi Gonxhe janë konfirmuar në detyrë, ndërkohë që ndër largimet më të bujshme janë ato të Ulsi Manjës, Arbjan Maznikut, Ervin Hoxhës dhe Igli Hasanit.

LISTA E PLOTË E NDRYSHIMEVE

Kryetar Kuvendi- Niko Peleshi

Zv.kryeministre dhe Ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku

Ministria e Brendshme, Albana Koçiu

Ministria e Jashtme, Elisa Spiropali

Ministria e Financave, Petrit Malaj

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro

Ministria e Shëndetësisë, Elis Salaj

Prokurimet publike, Diella

Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj

Ministër i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Ulsi Manja, Komisioni i ligjeve

Ministria e Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministri i Bujqësisë, Andi Salla, kryebashkiak i Cërrikut

Ministër i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu

Majlinda Dhuka, ministre e shtetit për negociatat me BE

Adea Pirdeni, Ministre për Antikorrupsionin

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar

8 MUAJ ME PARE

Edi Rama largon nga qeveria Ulsi Manjën, kujt ia beson ‘drejtësinë’

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka larguar nga qeveria Ulsi Manjën, dhe në krye të Ministrisë së Drejtësisë është propozuar Besfort Lamallari. Manja do të drejtojë Komisionin e Ligjeve. Ndërkohë që prokurimet publike do të drejtohen nga një robot ‘Diella’. Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të drejtohet nga Pirro Vengu.

LISTA E PLOTË E NDRYSHIMEVE

Kryetar Kuvendi- Niko Peleshi

Zv.kryeministre dhe Ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku

Ministria e Brendshme, Albana Koçiu

Ministria e Jashtme, Elisa Spiropali

Ministria e Financave, Petrit Malaj

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro

Ministria e Shëndetësisë, Elis Salaj

Prokurimet publike, "Diella"

Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj

Ministër i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Ulsi Manja, Komisioni i ligjeve

Ministria e Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministri i Bujqësisë, Andi Salla, kryebashkiak i Cërrikut

Ministër i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo

/ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Rama: Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Spiropali, duhet profil politik dhe aftësi për të mos i pushuar goja!

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Diplomacia shqiptare do të drejtohet nga Elisa Spiropali. Ish-kryetarja e Parlamentit është zgjedhur sot prej kryeministrit Edi Rama si emri i ri që do të drejtojë shërbimin tonë të jashtëm. Rama tha se në fazën e re ku jemi, duhet të jetë një profil politik por edhe "aftësi për të mos i pushuar goja".

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Elisa Spiropali

"Ministria e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër, ndryshe nga ora e Shqipërisë, ndërkohë që shërbimi i Jashtëm ku fatmirësisht kemi disa ambasadorë të nivelit evropian, është një trup që ecën me xhiro të ngadalësuara dhe me të drejtë nuk jep dot atë që pritet prej tij. Sidomos në planin ekonomik, rezultatet janë shkurajuese. Më e rëndësishmja është që në këtë fazë të re, ku na duhet të përgatitemi për një ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë, ku procesi ka negociatat dhe qeveritë e vendeve ku duhet të votojnë. Na duhet një profil politik dhe aftësi për të mos i pushuar goja që natyrisht është Elisa Spiropali. U bënë 3 gra por nuk do të jem i vetmi burrë"-tha Rama./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ministre e Brendshme një grua! Albana Koçiu i zë vendin Ervin Hoxhës

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Albana Koçiu

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhën dhe njoftoi se do të drejtohet për herë të parë nga një grua. Ministre e Brendshme emërohet Albana Koçiu.

8 MUAJ ME PARE

Edi Rama konfirmon Belinda Ballukun: E ka merituar me paraqitjen e saj

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama dhe belinda balluku

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar Belinda Ballukun në postin e zëvendëses së tij, ndërsa tha se e ka merituar plotësisht me performancën e saj. Balluku do të vazhdojë të jetë dhe në krye të Infrastrukturës dhe Energjitikës, një prej posteve ministrore më të rëndësishme në vend.

Rama: Ndërtimi i skuadrës së re ishte sprova ime e parë, nga këndi i një kritiku, paraqitjen e qeverisë së re do ta bëj tani me disa shpjegime. Zv.kryeministre Belinda Balluku, do të mbajë të njëjtën ministri, e cila nuk do të ndryshojë, pasi e ka konfirmuar me paraqitjen e saj. 

Më herët kryeministri Edi Rama propozoi Niko Peleshin në postin e kryetarit të Kuvendit, dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar të PS-së. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Beteja me Xhaçkën, Gjylameti hyn më në fund në Parlament! (Manovra pas ikjes së Manastirliut)

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka

TIRANE- Blerina Gjylameti do të hyjë në Parlament. Vakanca e krijuar nga largimi i Ogerta Manastirliut, e cila do të garojë për Bashkinë e Tiranës i mundëson Gjylametit një karrige në Parlamentin e ri, i cili do të mblidhet nesër. 

Blerina Gjylameti pati një betejë të gjatë për fitimin e mandatit, për disa javë radhazi ku kutitë e numërimit e nxirrnin "kokë më kokë" me deputeten tjetër socialiste, Olta Xhaçkën. Duket se kjo betejë më në fund është shpërblyer./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

‘Në Vlorë i bëhet karshillëk qeverisë’, Rama: Ermali ishte më i miri, por u zbut shumë kur jetonte jashtë

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, nga asambleja e Partisë Socialiste, ka njoftuar ngritjen e një Komisione Etike në bashkitë e vendit, sipas tij për t’i dhënë fund nepotizmit. Duke marrë si shembull Vlorën, Rama tha se institucionet lokale iu bënin karshillëk qytetarëve dhe qeverisë, që kishte investuar në këtë qytet. Duke analizuar dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha, Rama tha se ai ishte më i miri mes atyre që abuzonin me detyrën në Vlorë.

Rama: Po ndaj me ju një përkufizim të shkurtër të kësaj situate, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës, njerëz pa din e imam, hipur në shpatullat e qeverisë. Qeveria investo për Vlorën dhe këta shkel me këmbë, e gjithë kjo situatë do të ishte gabim të lidhej me kryetarin e Bashkisë, i cili në këtë situatë ishte më i miri. Por nuk është vetëm Vlora, dorëheqja e Ermalit është ajo e një njeriu që e ndjen dhe e do Vlorën, dhe i vetmi problem që ka është se duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë Vlorës, edhe si diplomat, u zbut më shumë se duhet.

Uroj që skuadra e re e deputetëve të kuptojë privilegjin që ka për të përfaqësuar Vlorën. Pikërisht pse nuk është vetëm Vlora, do të ngrejmë një Komision të etikës me deputet dhe përfaqësues të PS, që duhet të trajtojë një fenomen shkatërrues, për nepotizmin. Lidhjet e gjakut në pozicione drejtuese duhet të marrin fund.

8 MUAJ ME PARE

Kuvendi i ri/ 4 Komisione do të drejtohen nga opozita, 7 nga maxhoranca, Rama njofton ndarjet

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndarjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit. Janë 11 Komisione Parlamentare ku 7 do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. 

Ndarja që do të bëhet sipas Ramës:

1.    Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )
2.    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )
3.    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )
4.    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )
5.    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( opozita )
6.    Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )
7.    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( opozita )
8.    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )
9.    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën  ( opozita )
10.    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( shumica )
11.     Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale ( shumica ).

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku pritet të bëhet publik kabineti i ri qeverisës Rama 4./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Rama: Ka pak për të menduar, Taulant Balla kryetar i grupit parlamentar të PS-së

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama ne asamble

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar Taulant Ballën për kryetar të grupit parlamentare të Partisë Socialiste, ndërsa më herët propozoi kryetar Kuvendi Niko Peleshin.

Rama: Sa i takon grupit parlamentar, më i madhi në numër që kemi pasur deri më sot, besoj se ka shumë pak për tu menduar, Taulant Balla është deputet i duhur.

Deri tani, Balla ka mbajtur postin e ministrit të shtetit për marrëdhëniet me diasporën, ndërsa është një nga deputetët më jetëgjatë në kampin e socialistëve.

8 MUAJ ME PARE

Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Niko Peleshi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po prezanton qeverinë e re për mandatin e katërt. Niko Peleshi është emëruar Kryetar i ri i Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu, deputetja e qarkut Durrës është zgjedhur nënkryetare.

Edi Rama: Niko Peleshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë.

8 MUAJ ME PARE

Rama ‘reformon’ Kuvendin: Numri i deputetëve do shkojë 101, Komision i Posaçëm për territorrin dhe drejtësinë

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një reformë të re që do të prekë edhe Komisionet Parlamentare, por edhe vetë numrin e deputetëve që do të ulen në karrige, duke nisur nga mandati i ardhshëm. Rama tha se socialistët do të propozojnë uljen deri në 101 të numrit të deputetëve, si dhe do të kërkojnë ngritjen e dy komisioneve të posaçme në Kuvend, atij për drejtësinë dhe për ndarjen e territorit. Po ashtu një sërë komisionesh aktuale do të riorganizohen me qëllim uljen e numrit të deputetëve që marrin pjesë në disa komisione. Nga 11 Komisione Parlamentare, 7 prej tyre do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 prej tyre nga opozita. 

Rama: Elisa, Niko, Taulanti, Adea bashkë me disa deputetë të tjerë kishin detyrën e krijimit të disa komisioneve të tjera parlamentare. Ata kanë vlerësuar nevojën e organizimit të Kuvendit në harmoni me procesin e negociatave të BE. Më shumë se 3 dekada pas zgjedhjeve të para pluraliste, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi të disa institucioneve.

Pas 10 legjislaturash dhe më shumë se 1 mijë njerëzish të zgjedhur deputetë, është tepria e numrit të deputetëve, zbritja e deputetëve në të paktën 101 deputetë, është objektiv i yni. Së dyti Kuvendi nuk ka ende ligjin e vetë, nuk ka pavarësinë e vetë financiare, nuk ka status të deputetëve të vetë, dhe madje Kuvendi është pa shtëpi, që të garantojë praktikën dhe estetikën e një shteti që kërkon të jetë anëtar i BE.

Së treti pas 10 vitesh nga reforma administrative, ka nevojë për një ndryshim të ri. Të ngrejmë Komisionin e posaçëm parlamentar, në funksion të thellimit të kësaj reforme, me fokus kryesor përgatitjen për Shqipërinë në BE në 2030. Meqë ra fjala ne do të jemi gati ti dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por nuk presim asnjë minutë nëse nuk duan. Do të ngrihet komision i posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat, ku siç e dëgjuat, vjen si risi punësimi në emërtesë. Referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave me BE, sugjerohet qe këtë komision ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, vishet me një mision dhe përgjegjësi për të mbajtur në funksion barrën e shqyrtimit të ligjeve për modernizimin e sistemit tonë dhe Administratën. Këtë komision sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen – Do drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Edukimin shkencën dhe sportet: Do drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisionin për Shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale: Do drejtohet nga opozita. 

Komisioni i Medias- Ti lihet opozitës. /ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Rama shpall zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Veliaj shkarkohet brenda 7 ditësh: Nuk e kam të lehtë

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, ku i kërkoi këshillit shkarkimin e Erion Veliajt, brenda 7 ditëve të ardhshme. Rama tha se ky nuk është një vendim i lehtë, megjithatë qytetarët e Tiranës meritojnë që të kenë një kryetar.

Rama: Pas 7 muajsh Tirana nuk ka ende një kryrebashkiak të zgjedhur, dhe as një kryebashkiak të dënuar. Kemi një kryebashkiak që i është mohuar gjykimi në liri, i është bërë një gjykim në Pazar të hapur, janë nxjerrë nga ato tezga biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Është shkelja më brutale, në shpërdorim total të detyrës nga ata që duhet të mbajnë nën kontroll dosjet. Por nuk i dihet sa do të zgjasë kjo histori.

Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj, sot ne duhet të marrim një vendim politik për ti hapur rrugë zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë, por Tirana nuk mund të zgjohet dhe të ngryset pa kokë, qytetarët nuk duhet të presin as 7 ditë për të marrë vesh çdo bëhet me drejtimin e tyre. Ogerta Manastirliu është kandidatja që i duhet Tiranës.

Manastirliu, e cila deri tani mbante postin e Ministres së Arsimit, do të jetë zyrtarisht kandidatja e socialistëve, për Bashkinë më të rëndësishme të vendit./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Rama prezanton Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës: Makinistja që na duhet!

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Edi Rama, Ogerta Manastirliu

TIRANE- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Asamblenë e Partisë Socialiste, kandidaten që do të garojë në zgjedhjet e parakohshme lokale për bashkinë e Tiranës. Rama tha se emri më i përshtatshëm është Ogerta Manastirliu, e cila siç shtoi ka qenë e palajmëruar për këtë vendim të tij. "Më beso ti dhe të gjithë, nuk kemi përse kërkojmë njeri tjetër më të aftë."-tha Rama.

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali

"Në këtë moment të vështirë për kryeqytetin. Për të çuar punën përpara. Tirana ka nevojë për . E dashur Ogerta e di që nuk do të ma falësh kollaj këtë bombë të pa paralajmëruar po Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën, dhe Tirana ka nevojë për PS si lokomotiva për servisin e vetë të vetëm, prandaj PS nuk ka as si pret, as çfarë pret për ta vënë lokomotivën e vetë më të lartë për të vënë makinistin e vetë më të duhur. Më beso ti dhe të gjithë, nuk kemi përse kërkojmë njeri tjetër më të aftë. Është radha jote e dashur dhe e nderuar të udhëheqësh Tiranën me ambicien dhe qetësinë që të karakterizuar deri tani. Detyra jonë është të të mbështesim."tha Rama./ZËRI

 

8 MUAJ ME PARE

Rama: Prokuroria e Posaçme, pazare për fatin e personave nën hetim

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin se organet e reja të drejtësisë janë duke tejkaluar kompetencat e tyre. Teksa foli për gjyqtarë që janë kthyer në noterë të super-prokurorëve, Rama tha se ka rrjedhje të materialeve hetimore me qëllim paracaktimin me pazar të fatit të personave nën hetim. 

"Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.

E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për të paracaktuar në pazare fatin e personave të hetuar",- tha Rama ndër të tjera.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku pritet të bëhet publik kabineti i ri qeverisës Rama 4./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

“Emergjenca në Bashkinë e Tiranës nuk mban më!”, Rama kritika drejtësisë: Gjyqtarët janë bërë noterë të superprokurorëve

Rama prezanton qeverinë e re/ Balluku rikonfirmohet si super ministre,
edi rama

TIRANË- Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama tha se katërvjeçari i ardhshëm qeverisës do të jetë më sfiduesi për socialistët. Rama e nisi fjalën e tij me emergjencën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, me arrestimin e Erion Veliajt, ndërsa nuk i kurseu kritikat për SPAK dhe GJKKO. Rama la të kuptohej se në rastin e Veliajt është shkelur e drejta e prezumimit të pafajësisë, por që sipas tij socialistët do të duhet të durojnë në emër të drejtësisë së re. 

Sipas Ramës, çdo socialist ka për detyrë që të mbështesë punën e drejtësisë, edhe në rastet kur kjo e fundit shfaq ende plagë të viteve të kaluara.

”Jemi mbledhur në këtë takim të parë të katërvjecarit tonë më sfidues, i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e Kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Por na duhet të adresojmë dhe emergjencën për Bashkinë e Tiranës, nuk mban më, dua të them që në fillim sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë. PS nuk ka hyrë në asnjë rast në çështjet e drejtësisë, aq më tepër kur nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Edhe kur nuk mund të mos na duket e drejtë, nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi asnjë pendesë për pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën në drejtësi.

Kush flet për kapje të drejtësisë nga ana jonë, ose nuk di çfarë flet ose nuk do të pranojë këtë ndryshim epokal. Ne do ti durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik, qoftë kur dhimbjet vijnë nga rënia në mëkat e atyre mes nesh. Do të durojmë qoftë kur dhimbjet vijnë nga helmi i atyre që thonë se ne e kemi kapur drejtësinë. Forca jonë e madhe i ka hapur një shteg drejtësisë, dhe unë jam krenar për këtë mbështetje politike dhe financiare, pa kushte dhe pa luhatje të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në betejën kundër korrupsionit. Përtej arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq plagët e vjetra. Ka mes tyre prokurorë dhe gjykatës që e bëjnë të bardhën të zezë, rasti i kohëve të fundit kur disa prokurorë dhe gjykatës i kanë rënë ndesh hapësirës publike është emblematik.

Të zë lemeria kur sheh individë të tillë, Gjykata Speciale nuk po del dot nga hija e SPAK. Mosrespektimi i të drejtësisë së pafajësisë, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve, me qëllim për të paracaktuar në pazar fatin e personit të arrestuar, gjyqtarët kanë marrë rolin e noterit të prokurorit, apo superprokurorit. Kujdes kura për këto sëmundje nuk është kthimi mbrapa, duhet durim për ti dhënë kohës kohë. Duhet largpamësi për të mos bërë asnjë hap pas në raport me drejtësinë. Si mund të durohen padrejtësitë e organeve të drejtësisë, kur ato bien mbi persona që kemi ndarë ditë të mira dhe të vështira? E di që përgjigja ime nuk i duket përgjgigje, shumëkujt prej jush këtu, sipas meje pikërisht se ne kemi hyrë me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS, nuk kemi asnjë mundësi që të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK”, u shpreh Rama. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama pritet që të prezantojë ekipin e ri qeverisës, si dhe emrin e kryetarit të ri të Kuvendit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB