LIVE UPDATES

Opozita gati për "luftë"/ Sot mbledhja e Kryesisë së PD, nesër Grupi Parlamentar: Kuvendin do ta hapim me komision hetimor

➤Partia Demokratike mbodhi sot Kryesinë, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. ➤Diskutimet kryesore ishin në lidhje me qëndrimet që do të mbajë opozita në raport me parlamentin. ➤Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita do të nisë Parlamentin me një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet. ➤Berisha u kërkoi anëtarëve që të votojnë mosnjohjen e zgjedhjeve.Protestat mbeten gjithashtu mbeten një alternativë e hapur.

2 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

"Shqipëria në diktaturë"/ Berisha bën autokritikë nga Kryesia e PD-së: Kemi bërë punë të dobët por...Ja cili do jetë qëndrimi ynë

Opozita gati për "luftë"/ Sot mbledhja e Kryesisë
sali berisha në mbledhjen e kryesisë

TIRANË- Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij përpara anëtarëve, ku bëri një analizë të deritanishme për qëndrimin politik ndaj asaj të cilën ai e quan "farsë elektorale". Berisha drejtoi akuza ndaj qeverisë, teksa deklaroi sipas tij se, Shqipëria ndodhet sot nën një diktaturë autokratike të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, Berisha pranoi se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është mungesa e komunikimit të qartë politik nga vetë partia.

"Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonusht të rëndëishëm, qëndrimin e forcës sonë politike ndaj farsës politike të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë për denoncimin e diktaturës autorkratike të edi ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq për shkaqe më shumë njohje nuk është gjerësisht e realizueshme se Shqipëria përjeton jë diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson si opinion publik, por më tepër në anëtarësim. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë, por një prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fundamentale politike. Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktaturë autokratike se sa ky. Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse siç kanë faktuar studimet e pavarura nga ne, 90% e hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë.", tha Berisha. 

Kreydemokrati u shpreh në fjalën e tij para anëtarëve se vendi ndodhet nën qeverisjen e një diktature autokratike, duke theksuar se tashmë edhe hapësira mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë. 

"Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse, siç kanë faktuar studime të pavarura nga ne, 90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë. Cilido që lexon Hannah Arendt apo autorë të tjerë, gjen se në mungesë të medieve të lira, mund të ndodhë çdo gjë. Dhe se diktaturat, totalitare apo jototalitare, për t’u instaluar nuk duan gjë tjetër përveçse kontrollin e medieve. Kontrolli i medieve është kontrolli i informacionit. Pa media të lira nuk ka informacion. Qytetarët mashtrohen dhe vetëm mashtrohen.", tha Berisha.

 

Lideri demokrat u shpreh me tone të ashpra, duke përsëritur akuzat për lidhjen e qeverisë me botën e krimit. Berisha tha në fjalën e tij se janë miliarda euro në duart e kriminelëve anonimë, të cilët sipas tij, janë të mbrojtur nga 'padroni' i tyre Edi Rama.

"Përveç kontrollit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në votim, kontrollit të hapësirës informative të qytetarëve, ka një forcë tjetër të padukshme, shkatërrimtare, të jashtëzakonshme. Dhe kjo forcë janë 6 miliardë euro në dorën e një Çopja, Çopja apo Troplini, Troplini. Miliardat e eurove në duart e kriminelëve anonimë apo të njohur, të gjitha kundër demokracisë, ligjit, shtetit ligjor në Shqipëri. Të gjitha me një padrino, një kryetar, që është Edi Rama.", u shpreh Berisha.

Sali Berisha ftoi Kryesinë që të mos i njohin zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si farsën më të shëmtuar në 32 vite. Përballë asaj që ai e quan diktaturë, Berisha shprehte se PD ka nevojë për një ndryshim, për energji dhe forca të reja. 

"Unë ftoj Kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do të bënte PD bashkëautore në një farsë më të shëmtuarën në 32 vite. Duke kërkuar këtë nga Kryesia, unë di se ka një debat të marrim pjesë apo jo në Parlament. Ja u them ju personalisht, unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh. Kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me diktaturën që ka uzurpuar pushtetin. Asnjë nga ne nuk ka bërë sa kemi mundur. Tani kërkohet një ribrand, një ndryshim. Beteja jonë kërkon energji të reja, forca të reja dhe forma të reja.", tha lideri i demokratëve.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së PD-së, pas zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen në lidhje me qëndrimet që do të mbajë opozita në raport me parlamentin. Po ashtu, fokus të veçantë do të kenë edhe diskutimet që lidhen me denoncimet e deritanishme për zgjedhjet e 11 majit./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Çfarë pritet të ndodhë? Berisha 'i paraprin' Ramës, mblidhet sot Kryesia e PD-së

Opozita gati për "luftë"/ Sot mbledhja e Kryesisë
pd

TIRANË- Partia Demokratike (PD) do të mbledhë sot Kryesinë, në orën 13:00, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Mbledhja do të nisë me një fjalë nga kryetari i partisë Sali Berisha në sallën “Azem Hajdari” drejtuar anëtarëve, ndërsa më pas pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Ky është takimi i parë i demokratëve ku disa figura të njohura kanë kërkuar të analizohet humbja në zgjedhje, kurse Sali Berisha e ka etiketuar 11 majin si “farsë zgjedhore”.

Selia Blu bëri me dije më herë në njoftimin e saj se, në mbledhjen e sotme do të diskutohet mbi vendimmarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës. Po ashtu, fokus të veçantë do të kenë edhe diskutimet që lidhen me denoncimet e deritanishme për zgjedhjet e 11 majit.

Nga ana tjetër, më 11 shtator, do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste (PS),  kryeministri Edi Rama do të bëjë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndërkohë, një ditë më pas, 12 shtator, do të nisë sesioni i ri i Kuvendit.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI. Parlamenti do të mbajë seancën e parë në datën 12 shtator, në orën 10:00. Në parlamentin e ri, PS do të ketë 83 deputetë. Ndërsa nga 140 që të hyjnë në Parlament, 72 prej tyre janë të rinj dhe ulen për herë të parë në Kuvend.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat./ZËRI

Poll

MOS HUMB